Përballja ndaj Hungarisë, FSHF publikon çmimet e biletave. Ja si variojnë…

Sep 3, 2021 | 11:03
SHPËRNDAJE

Shqipërisë do t’i duhet të lërë pas krahëve humbjen 4-1 ndaj Polonisë, teksa tashmë i gjithë fokusi do të jetë te dueli i ditës së diel ndaj Hungarisë.

Shqiperi-Hungari

FSHF ka nxituar të dalë me njoftim për biletat në duelin ndaj Hungarisë, që do të luhet në “Elbasan Arena”, duke filluar nga ora 18:00. Për sa i përket çmimve ato variojnë nga 1000 lekë në 15000 lekë.

Shitja po bëhet në dyqanin zyrtar të FSHF pranë stadiumit “Air Albania”, si dhe në biletarinë e “Elbasan Arena”-s dhe “Selman Stërmasit”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura