Përballja me Tiranën, Fetollari: Do tentojmë fitoren, diferencat nuk janë të mëdha

Dec 17, 2017 | 11:27
SHPËRNDAJE

Pogradeci nuk ka në plan që të ndalet. Pas 5 javësh pa humbje, ata edhe në kryeqytet do të tentojnë vazhdimësinë. Edhe pse është një transfertë e vështirë, liqenorët nuk do të dorëzohen pa e luajtur këtë 90-minutësh. Një gjë të tillë e thekson edhe vetë trajneri, i cili shfaqet optimist para kësaj sfide.

Fetollari

Festim Fetollari për “Panorama Sport” deklaron se skuadra e tij i ka që të gjitha shanset që të marrë pikë sot. “Nuk mendoj se diferencat janë aq të mëdha sa ne të mos guxojmë të kërkojmë pikët e plota në këtë takim. Një ndeshje futbolli luhet për pikë dhe ne këtë do të bëjmë kundër bardhebluve. Këtë gjë e kemi bërë dhe përballë ekipeve të tjera me emër. Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e takimit, por nuk mendojmë se me të tjera ekipe e kemi pasur më të lehtë.

E kam thënë dhe herë tjetër, në fushë të dyja ekipet hedhin numër të barabartë futbollistësh”, thotë fillimisht ai. Pogradeci duhet të bëjë llogaritë pa Albi Çekiçin sot, i cili do të vuajë plotësimin e numrit të kartonëve të verdhë. “Do të kemi një mungesë, Çekiçin. Por atë do ta zëvendësojë Topllari. Edhe në këto kushte, ne do të bëjmë një lojë sulmuese.

Pogradeci Tomori

Nën presion është kundërshtari dhe jo ne. Duhet të jemi shumë të qetë dhe të mos përsërisin ndeshjen e fazës së parë, ku humbja erdhi për shkak të ngarkesës psikologjike. Ne duhet të japim më të mirën në fushë dhe rezultatin le ta përcaktojë kjo e fundit”, ka përfunduar trajneri i liqenorëve. Sakaq, Pogradeci do të hedhë në fushë një ekip sulmues.

Pogradeci

Nuk kanë në plan kurrsesi që të tërhiqen dhe kjo duket prej skemës që do të aplikohet, e cila është ajo “klasikja”, 4-4-2. Skuadra ka marrë ngarkesat maksimale gjatë kësaj jave dhe diela qytetin për t’iu drejtuar Elbasanit, atje ku edhe u grumbulluan mbrëmë. Duke përfituar nga afërsia gjeografike, pogradecarët do të nisen vetëm sot drejt Tiranës.

ROMEO XINXIFI

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura