Përballja me Shullazin, zbulohet arsyeja pse Berisha nuk shkoi në gjyq

Oct 18, 2017 | 13:24
SHPËRNDAJE

Në seancën e një jave më parë Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që të thërrasë edhe ish kryeministrin Sali Berisha për të dëshmuar se çfarë ai dinte për kërcënimin që Emiljano Shullazi i ka bërë rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

berisha per ramen dhe shullazin

Berisha do të ishte në seancën e sotme sëbashku me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, rektorin Mynyr Koni dhe ish rektorin, Dhori Kule.

Por ish kreu i qeverisë nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme.

Burime pranë ish kryeministrit bëjnë të ditur për Panorama Online se arsyeja e mungesës sot në seancë ishte për faktin se në adresë të Berishës nuk ka ardhur asnjë fletëthirrje nga gjykata për ta ftuar për të dëshmuar.

Sipas këtyre burimeve, në mungesë të fletëthirrjes, Berisha nuk mund të paraqitej në seancën e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Ish kreu i qeverisë ishte i pari që deklaroi publikisht se Mynyr Koni ishte kërcënuar nga Emiljano Shullazi në mes të garës për rektor të Universitetit të Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura