Përballja me Shqipërinë, flet Demiral: Në rast se fitojmë me kuqezinjtë, atëherë do të…

Oct 9, 2019 | 20:16
SHPËRNDAJE

Turqia ka të luajë dy ndeshje të rëndësishme këtë javë, teksa do të luajë me Shqipërinë të premten si vendase, ndërsa të hënën do të përballet me Francën në transfertë.demiral

Këto ndeshje do të përcaktoni shumë për sa i përket skuadrave në Grupin H, për kualifikimin në Euro2020.

Në prag të këtyre sfidave, ka folur edhe mbrojtësi i Turqisë dhe Juventusit, Merih Demiral, i cili është shprehur: “Kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme. Nëse ne fitojmë me Shqipërinë, atëherë do të kishim më shumë harmoni në grup për ndeshjen e radhës.

Mendoj se këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme dhe shpresoj që të marrim rezultate pozitive. Ndihem mirë me shokët e kombëtares. Me disa kemi luajtur bashkë edhe tek të rinjtë dhe e njohim mirë njëri-tjetrin. Kualifikimi në Europian është ëndrra jonë.”, u shpreh turku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura