Përballja me Milanin, mbrojtësi i Dudelanzhit: Shokët punojnë, mund të vonohen…

Sep 20, 2018 | 9:17
SHPËRNDAJE

Levan Kenia, mbrojtës i Dudelanzhit, ka folur në prag të sfidës së sotme ndaj “Djallit”. Gjeorgjiani ka kujtime të vjetra me Gatuzon, teksa në konferencë për shtyp deklaroi: “Nuk besoj se Gatuzo më mban mend, por në 2007-ën kam luajtur kundër tij në Xhenova. Ishte një ndeshje mes Italisë dhe Gjeorgjisë.

ad979f92dd4320f06a0e86d807af6df50bad19fa

Për mua ishte paraqitja e dytë me fanellën e kombëtares”. I përqendruar në përballjen e sotme, 27- vjeçari flet me respektin maksimal për Milanin, duke shtuar se: “Jemi një ekip disi i çuditshëm sepse në gjirin tonë kemi disa lojtarë që, përveçse luajnë futboll, bëjnë edhe punë të tjera. Ndonjëherë mund të vonohen, sepse sapo dalin nga puna duhet të vijnë në stërvitje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura