Përballja me Genk, Hysaj refuzon të udhëtojë me Napolin për ndeshjen e Champions-it

Oct 1, 2019 | 14:01
SHPËRNDAJE

Që nga koha kur Ançeloti ka marrë drejtimin e Napolit, mbojtësi Elseid Hysaj ka pasur pak minuta me skuadrën italiane.elseid hysaj

Tekniku nuk e shikon si titullar shqiptarin, me këtë të fundit që ishte në merkato gjatë gjithë verës, por pa mundur të kalojë tek një skuadër e re për të vazhduar karrierën e tij. Kohët e fundit 25-vjeçari është shoqëruar nga disa probleme fizike, të cilat ia kanë bërë të pamundur të jetë në formën e tij më të mirë.

Napoli do të luajë ditën e nesërme në Ligën e Kampionëve, teksa do të udhëtojnë drejt Belgjikës për tu përballur me Genk. Në këtë ndeshje me skuadrën e të kaltërve nuk do të jetë Hysaj dhe, shkak për këtë thuhet se ka qenë vetë dëshira e lojtarit.Hysaj

Mbrojtësi i ka kërkuar Ançelotit të qëndrojë në Itali, pasi dëshiron të kapë fomën më të mirë pas problemeve që kishte kohët e fundit, kërkesë të cilën trajneri italian e ka pranuar menjëherë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura