Përballja me banorët e Astirit/ Nënkryetari i Bashkisë tërhiqet në momentin e fundit nga emisioni i Eni Vasilit

Nov 14, 2019 | 22:47
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku është tërhequr në minutat e fundit nga emisioni i Eni Vasilit, duke mos pranuar të përballet me banorët e zonës së Unazës së Re në Tiranë.

Screenshot_12-14

Ndonëse kishte konfirmuar pjesëmarrjen në emisionin e sotëm, Mazniku është tërhequr në momentet e fundit dhe mesa duket problem për të është bërë prania në studio e banorëve të “Astirit”.

Refuzimi i Maznikut për të qenë i pranishëm në studio u kritikua nga të ftuarit e tjerë.

“Qeveria ka frikë të vijë në studion e Top Channel”, u shpreh Jamarbër Malltezi, përfaqësues i PD-së, i cili përgëzoi moderatoren Eni Vasili për temën që po trajton dhe të ftuarit në studio.

Edhe aktivisti Ervin Goci kritikoi tërheqjen e Maznikut nga emisioni.

“Ata kanë për detyrë të vijnë të flasin. Kanë frikë të përballen me njerëzit që i qeverisin”, tha ai.

“Ashtu siç ikin nga studiot, do të ikin shumë shpejtë edhe nga Shqipëria”, tha Klevis Balliu, ish-deputet i PD-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura