Përballimi i situatës nga koronavirusi/ “Edi Rama, propagandë e sens protagonizmi si Hugo Chaves”, Gjekmarkaj: Tezat e Bashës janë

Apr 3, 2020 | 18:25
SHPËRNDAJE

Analisti Agron Gjekmarkaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “News 24”, duke folur për situatën nga koronavirusi, deklaroi se tezat e liderit të opozitës, Lulzim Basha, i duken mbresëlënëse, ndërsa shtoi se Edi Rama sillet me arrogancë ndaj opozitës.

agron-768x414

“Qëndrimet e Bashës janë vënë në zbatim nga Rama. Qëndrimet e Bashës kanë qenë mbresëlënëse. I pari që i hedh benzinë zjarrit në këtë rast është Kryeministri, që prapë hedh vrer ndaj opozitës. Rama, kur tha se është arrestuar në Bolonja, nuk tha nëse vërtet është arrestuar apo jo.

PD denoncoi rastin dhe Rama u përgjigj me arrogancë. As mohoi, as pohoi. Nuk mundet Kryeministri as ta mohojë, as ta pohojë, duhet ta thotë e të mbajë konsekuencë për çështjen. Mendoj po ashtu se biznesi i vogël është goditur shumë. Kriza është e paprecedent”, tha Gjekmarkaj.
Agron Gjekmarkaj shtoi më tej se Edi Rama, në këto ditë, më shumë sesa ka folur për të ndihmuar shqiptarët, ka vënë në fokus veten e tij, duke bërë propagandë si Hugo Chaves.
“Qeveria vetëm ka mbyllur të gjithë njerëzit brenda. U fol për një paketë ekonomike, që në fillim e kam quajtur pozitive, por shoh se ankohen njerëzit, ata që kanë punuar në të bardhë dhe në të zezë. I bie që paketa ekonomike nuk ka dhënë fare fryt. Nuk ka transparencë për të. Ende paketa nuk ka shkuar te njerëzit.

Unë mendoj se ka shumë propagandë. Edi Rama është bërë si Hugo Chaves, del në një orë të caktuar dhe i flet popullit, përdor metodë antikushtetuese. Rama nxjerr veten në fokus. Është protagonizëm i pajustifikuar nga mëngjesi në darkë”, u shpreh Gjekmarkaj.
Në lidhje me paketën ekonomike të vënë në zbatim nga qeveria, Gjekmarkaj u shpreh se po duket se është e pamjaftueshme dhe gjithashtu nuk ka as transparencë.

Më tej, Gjekmarkaj foli edhe për anulimin e qirave për ata që mbeten pa punë, duke thënë se duhet një zgjidhje e ndërmjetme e jo të mbahet njëra anë. “Unë mendoj se nuk duhet cenuar as qiradhënësi dhe as qiramarrësi. Nuk mendoj se qiradhënësi e jep shtëpinë me qira për dëshirë, por ka hall. Nuk di që të ketë konflikte të këtij lloji, por kur ka para në mes, duhet zgjidhje normale. Qeveria duhet të mos mbajë anë. Në Itali shteti ka ndihmuar të varfrit, edhe pse ka luftë. Nuk është mirë që punëtorët të mbahen në të zezë. Çështja ligjore nuk mund të zgjidhet me spiunim”, u shpreh Gjekmarkaj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura