Përballet me policinë, por del nga vetja dhe bën skandal. Në pranga 35-vjeçari

Nov 9, 2019 | 10:22
SHPËRNDAJE

policia-3

Kanos dhe kundërshton punonjësin e policisë për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari në Mallakastër.

Efektivët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin M.S., 35 vjeç, banues në Ballsh.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur dhe kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësin e policisë së rendit publik.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura