Përballet me burgim të përjetshëm për përdhunim/ Producenti i Hollywood shkëmben mesazhe gjatë seancës gjyqësore, rrezikoi…

Jan 8, 2020 | 10:43
SHPËRNDAJE

Një gjykatës ka kërcënuar Harvey Weinstein se do e mbyllë në burg për shkak se përdori telefonin gjatë një seance gjyqësore në New York, ku është i pandehur për një seri akuzash për përdhunim.

harvey-weinstein

“A është kjo me të vërtetë mënyra se si dëshironi të përfundoni në burg për pjesën tjetër të jetës tuaj, duke dërguar mesazhe dhe duke shkelur një urdhër gjykate?”- e pyeti gjykatësi James Burke.

Ndërsa i kërkoi manjatit të filmave, i cili është në liri me kusht, që të mos i përgjigjet pyetjes.

Weinstein përballet me pesë akuza dhe ndoshta me burgim të përjetshëm nëse dënohet. Akuzat ndaj tij janë për përdhunim dhe sulm seksual.

Ai është akuzuar për përdhunimin e një gruaje në një dhomë hoteli në Manhattan në vitin 2013 dhe kryerjen e një akti seksual me forcë ndaj një tjetër gruaje në vitin 2006.

Të hënën, ndaj Weinstein u ngritën edhe dy akuza shtesë në Los Angeles për përdhunim dhe sulm seksual.

67-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat dhe këmbëngul se kryerja e marrëdhënieve seksuale ka qenë me konsensus të të dyja palëve.

Weinstein u kap duke përdorur dy telefona celular gjatë seancës së të martës, sipas mediave lokale.

Ai ishte paralajmëruar edhe më parë nga gjykatësi Burke në seancat e tjera për përdorimin e celularëve.

“Çfarë të thashë se do të ndodhte nëse një telefon apo pajisje tjetër elektronike do sillej në sallën e gjyqit në mënyrë të përsëritur,”– tha ai.

“Unë besoj se nënkuptuat masë të parakohshme,”– u përgjigj avokati i ish-producentit të madh të Hollywood, duke nënkuptuar futjen e klientit të tij në burg.

Prokurorja Joan Illuzzi i kërkoi gjykatësit Burke të fuste në burg Weinstein, i cili është në liri me kusht prej 5 milion dollarësh dhe iu është kërkuar të mbajë pranga elektronike.

“Ekziston një rrezik i madh që ky i pandehur kur të kuptojë që provat kundër tij janë imponuese do të përpiqet të shpëtojë,”- tha Illuzzi.

Gjykatësi Burke përfundimisht nuk pranoi të revokojë lirimin me kusht të Weinstein, por i tha ish-mogolit të filmave se nuk do ta paralajmëronte më.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura