Përballë ka Strakoshën, Ronaldo do golin e parë në Itali. Shqiptari fillon studimin

Aug 22, 2018 | 11:30
SHPËRNDAJE

Sezonin e kaluar, Thomas Strakosha merrte vëmendjen e të gjithëve, teksa me penalltinë e tij të pritur ndaj Dibalës, në ndeshjen e 14 tetorit 2017, Juventus-Lacio, ia dilte të mbronte rezultatin 2-1, dhe t’i jepte Lacios fitoren e parë 15 vitesh në Torino.

strakosha

Tashmë, Strakosha përgatitet për një tjetër sfidë të rëndësishme ndaj Juves, këtë herë me një kundërshtar më shumë, akoma më të fortë, i cili quhet Kristiano Ronaldo. “Predhat” e portugezit do të jenë një rrezik më shumë për Strakoshën, dhe shqiptari ka filluar të studiojë taktikat e tij, me CR7 që do të kërkojë edhe golin e parë në Seria A, pasi nuk ia doli në transfertën ndaj Veronës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura