“Për ty mbretëresha ime”, fansi bën tatuazh portretin e Bebe Rexhës në krah. Këngëtarja: Dedikim i vërtetë

Dec 14, 2019 | 9:29
SHPËRNDAJE

Bebe Rexha është kthyer në idhull për miliona njerëz në mbarë botën.

Këngëtarja ka fituar zemrat e tyre me zërin e saj të mrekullueshëm dhe thjeshtësinë që e karakterizon.

Për të treguar dashurinë ndaj Bebes, një prej fansave ka vendosur ta bëjë tatuazh.

Juan Angel Cruz tatuazhoi portretin e yllit të muzikës pop në krah.

“Për ty mbretëresha ime,”- shkroi ai në postimin në Instagram ku publikoi fotot me tatuazhin për këngëtaren.

Bebe e konsideroi veprimin e fansit të saj një “dedikim të vërtetë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura