Për turizmin shqiptar duhet të flasim SOT, nesër mund të jetë vonë

Apr 8, 2018 | 12:25
SHPËRNDAJE

BLENDI KLOSI/ 676.900 vizitorë të huaj turistë kanë ardhur në Shqipëri, tre muajt e parë të 2018-ës. Krahasuar me vetëm një vit më parë, kur erdhën 601.904, rritja me 12.5 për qind e turizmit në Shqipëri, brenda harkut kohor të një viti, është një lajm shumë i mirë për shqiptarët, për biznesin vendas, për ekonominë tonë, sepse e kam thënë shpesh dhe e përsëris: turizmi është ndikues i drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve. Turizmi është ekonomi, turizmi është punësim, turizmi është mirëqenie!

blendi klosi

Thënë këtë, nuk dua të jap mesazhin euforik të radhës, që në raste të tjera do të ishte shumë legjitim. JO! Si drejtues i dikasterit që ndjek politikat e turizmit, për ne është përgjegjësi më e fortë, angazhim më i madh, është një detyrim i rritur për të mirëmenaxhuar interesin gjithmonë e më të lartë të industrisë së Turizmit në Shqipëri. Shpreh bindjen e palëkundur se për të ardhmen e turizmit shqiptar duhet të flasim SOT! Sepse nesër mund të jetë shumë vonë. Si çdo mekanizëm që mikson qenien njerëzore në vendimet ekonomike, edhe turizmi shqiptar, i cili po del nga adoleshenca aventureske drejt një rritjeje të qëndrueshme ka nevojë për vendimmarrje të forta, strategjike dhe afatgjata që e nesërmja të mos ndikojë negativisht me gabime të pakorrigjueshme. Jemi sot në një ditë kur, plot energji, plazhet tona janë që të gjitha kantiere ndërtimi, ku po ndërtohet dhe punohet mbase dhe me traditën tonë të pandryshueshme me përgatitjet në minutë të fundit. Janë përgatitjet tona të startit për dhjetëra sipërmarrës hotelesh e restorantesh, baresh e plazhesh, ture operatorësh, guidash turistike, udhërrëfyes e çdokënd tjetër të angazhuar në fushën e turizmit. Për shkak të potencialeve të mëdha që Zoti dhe natyra i kanë dhënë Shqipërisë, në vitet e gjata të tranzicionit, turizmi pati zhvillimin e tij, herë më të vrullshëm, herë në stanjiacion, shpesh shumë i bukur, por përsëri shumë larg asaj çfarë do të kërkonte një industri turistike. Është si ajo orkestra ku secili muzikant luan pjesën e tij shkëlqyeshëm, por muzika nuk mund të jetë e bukur nëse nuk do të harmonizojmë partiturat tona. Dhe partitura jonë e përbashkët është qëllimi madhor i zhvillimit të industrisë turistike në vendin tonë. Nëse nuk arrijmë të ndërtojmë një industri ekonomike edhe për turizmin, ne nuk do të arrijmë në lartësinë, në të cilën na kërkon koha. Duhet të jemi të qartë: të ndahemi nga epoka ku sektori privat turistik është munduar të tërheqë turistë në konkurrencën gjithmonë e më të egër globale dhe rajonale dhe sezon pas sezoni ai është gjithmonë i kënaqur, por gjithmonë me frikën se çfarë do të ndodhë vitin tjetër. Ne kësaj frike duhet t’i largohemi. Duhet të përgatitemi shumë mirë sot edhe për këtë sezon, por edhe për sezonet e viteve të tjera dhe dekadës së ardhshme të turizmit tonë. Për shkak të gjithë imazhit të ndryshuar të Shqipërisë, vitet e fundit kemi siguruar turistë, por ende nuk kemi garantuar turizmin elitar, nuk kemi garantuar industrinë turistike. Ne duhet të jemi të qartë, në fillimin e një epoke të re, së pari në mendësi të reja karshi turizmit. Nëse duam të shkojmë larg, duhet të mendojmë përtej sezonit tjetër. Ne duhet të shkojmë larg dhe të ngremë një industri që prodhon të ardhura, mirëqenie, punësim për qytetarët në mënyrë afatgjatë. Dhe ne i kemi këto mundësi, ku industria të mos flasë më për sezone turistike, por për turizëm 12-mujor. Duhet të vëmë rregull në tregun aktual të zhvillimit turistik, ku secili nga sektori privat është munduar të bëjë më mirë pjesën e tij, por sistemi përsëri mbetet ende problematik. Ndaj bashkë me autokritikën, kemi marrë së fundmi masa të rëndë- sishme për afrimin e hoteleve ‘Brandi’ me 4 dhe 5 yje në Shqipëri, për inventarizimin e tokave në bregdet, për largimin përfundimisht të asaj tabele të famshme “tokë e xanun” që në vitet 90 u shfaq e shkruar nëpër kartonë apo bunkerët e asaj kohe dhe sot shfaqet kudo, në çdo plazh të Shqipërisë, në vendime absurde gjykatash apo vendime korruptive, mbase duke dëshmuar një nga faqet më korruptive të sistemit shqiptar me këtë “tokë e xanun”, në çdo zonë me potencial zhvillimi të turizmit. Ne na duhet shumë që për të punuar për politika nxitëse për turizmin dhe agroturizmin, ne na duhet të veprojmë me urgjencë në sistemimin e fenomeneve, që kanë dëmtuar imazhin turistik të vendit. Në Shqipëri ka bare dhe restorante shumë të bukura në bregdet, por që funksionojnë me parimin krejtësisht të gabuar: muzikë 24 orë me volum të lartë natë e ditë, pa u shqetësuar nëse përreth ka familjarë, nëse ka pushues që përpos plazhit, duan edhe qetësinë. Ky fenomen nuk duhet dhe nuk do të përsëritet NGA BLENDI KLOSI Së fundi, por jo më së paku, le të vijmë te fjala “pafillë”, e përmendur dy herë nga zoti Ngjela. Ç’është e vërteta, më duhet ta falënderoj që më mësoi një fjalë të re, të cilën fjalori i lartpërmendur e shpjegon si vijon: “pafillë 1. teneqe: pafillë për vajgur. 2. gëzhojë e fishekut. 3. rrip teneqeje, dërrase, pëlhure etj.: i hoqi një pafillë. 4. velenxë e hollë njëfillëshe.” EDMOND TUPJA këtë sezon veror. Askush të mos mendojë se përpjekja jonë do të harrohet në mes të sezonit dhe pastaj nga gushti do të themi: “Hë, se Shqipëri jemi…” Jo, muzika do të jetë e kontrolluar dhe për këtë ne do të kemi një angazhim maksimal së bashku me forcat e rendit. Në 27 vjet demokraci kemi të trashëguar dhe konsoliduar tashmë një fenomen shumë të shëmtuar për ujërat e zeza, të cilat hidhen në det, në lumenj, kudo. Prandaj, përpjekjes sonë të vazhdueshme i bashkëngjitëm edhe sot me këtë thirrje: Asnjë biznes, i cili ka kontakt me ujin e lumit apo detit nuk do të funksionojë nëse në datën 1 qershor nuk do të zbatojë lejen mjedisore të marrë, për të pasur një depurim të ujërave të zeza dhe për të krijuar në Shqipëri një ndjesi të një plazhi të pastër dhe destinacioni turistik. Nga data 1 qershor, asnjë biznes, i madh apo i vogël, me emër apo pa emër, i njohur apo i panjohur, nuk do të tolerohet, në respektimin e ligjit, për të mos derdhur më ujëra të ndotura në lumenj dhe në det. Bashkë me Inspektoratin e Mjedisit, Policinë e Shtetit, bashkë me qytetarët, do të jemi të angazhuar edhe në kuadër të një vullnetarizmi për një sezon të pastër. Është shumë e nevojshme që të kemi një sezon turistik të pastër. Nuk mund të funksionojë ky sistem që kemi për hedhjen e mbeturinave kudo, që nga një pushues i thjeshtë, nga një biznes i vogël, biznes i madh dhe ndotës, të cilët dëmtojnë me dashje apo pa dashje sezonin turistik. Plazhet tona duhet të përballen këtë vit me një infrastrukturë krejtësisht të re për sigurinë e jetës në plazhe. Çdo lajm i dalë për një jetë të humbur fatkeqësisht në plazhet tona, është dëmtuesi më i madh i imazhit tonë turistik. Është koha kur ne duhet të përgatitemi qartë për një sezon tjetër turistik dhe duhet të mendojmë se çdo turist gjerman, italian, anglez, suedez, norvegjez, polak, çek, amerikan, aziatik e shumë të tjerë që kanë zgjedhur këtë vit apo vitin e kaluar për të ardhur në Shqipëri, vitin tjetër të kenë 1 mijë arsye për të zgjedhur përsëri Tiranën si destinacion, për t’u ulur në Rinas dhe jo në Shkup, Podgoricë apo Zagreb. Jemi në një konkurrencë të hapur në çdo ditë të sezonit, prandaj ne duhet që, së bashku me shumë përpjekje që vijnë nga shkollat e edukimit profesional, me shumë përpjekje që vijnë nga bizneset e fushës, duhet të ndërtojmë së bashku me bashkitë, 1 mijë arsye për 1 mijë buzëqeshje në Shqipëri. Projekti ynë i ri “Smile Albania” do t’i ofrojë çdo turisti që do të hyjë në Shqipëri, arsyet për të ndenjur, për të qenë i lumtur dhe për t’u rikthyer.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura