“Për tre muaj shteti u del garant bizneseve me 100 mln euro kredi” – Rama sqaron si fuknsionon skema: Nëse falimentojnë hyn në punë plani B

| 21:54
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar procesin e dhënies së kredive që do t’u jepen bizneseve për të kpaluar situatën e krizës nga shpërthimi i koronavirusit, duke i dalë garant shteti deri në 100 milion euro.

rama123

Në një intervistë në “Opinion”, Rama thotë se kjo skemë është e dakordësuar me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe nëse do të hasen probleme gjatë rrugës do të rishqyrtohet.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se nëse subjektet marrin kredinë dhe më pas nuk e shlyejnë atë, apo falimentojnë, Rama u shpreh se më pas hyn në fuqi plani B, por pa e sqaruar këtë të fundit se çfarë parashikon.

Pjesë nga intervista:

Artan Hoxha: Ta sqarojmë pak këtë 100 milionshin si garanci sovrane. Me sa kuptoj unë biznesi do të aplikojë për kredi dhe shteti i del garant para bankave që ta marri këtë kredi. Pra nuk janë para nga buxheti por garanci deri në 100 milion euro nga shteti.

Edi Rama: Larg qoftë që ne të jepnim para nga buxheti kompanive tgë mëdha.

Artan Hoxha: Është e qartë kush do aplikojë, në ç’kushte do të aplikojë? Kush do ta aprovojë? Janë qartësuar këto procedura sepse edhe këto kanë rëndësinë e vet. Një një kohë kaq të shkurtër duhet që gjithçka të jetë gati. Mekanizmi të jetë në punë.

Edi Rama: Ne po mundohemi të bëjmë më të mirën. Edhe sa i përket kësaj marrëdhënie me bankat ka një skemë të dfakordësuar që do të funksionojë. Por ne këtu jemi dhe nëse do shohim se ka nevojë për më shumë sqarime do ti bëjmë.

Artan Hoxha: Besoj ka pasur edhe diskutim me bankat tregtare?

Edi Rama: Me të gjitha bankat e nivelit të dytë jemi në kontakt të vazhdueshëm. Kur ne nxjerrim vendime, vendimet janë edhe rezultat i asaj që kemi dëgjuar. Jo për t’iu ardhur pas midesë 100%, por për të kuptuar nivelin e rezistencës nga diskutimet. Dhe kur ka një nivel rezitence që mund ta vëri në rrisk vendimin ne zgjasim diskutimin dhe arrijmë në një moment kur rezistenca është e pranueshme.

Artan Hoxha: Miratimi i kërkesës për kredi do të jetë vetëm nga banka dhe qevberia merr aplikim dhe i garanton, apo do të jetë nga një nivel i përbashkët zyrtarë të qeverisë dhe të bankave.

Edi Rama: Jo është marrëdhënie e drejtëpërdrejtë mes bizneseve dhe bankave, Mekanizmi është në punë dhe është i dakordësuar nga ne falë punës së guivernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Blendi Fevziu: Kush do ta paguajë këtë fond pasi të kalojë situata e emergjencës?

Edi Rama: Është një kredi për kompanitë.

Blendi Fevziu: Po kur pasi ka mbaruar kredia dhe nuk ka mundësi  ta shlyejë ky subjekt?

Edi Rama: Vjen plani B. Tani jemi në planin A dhe kemi 3 muaj garanci që nuk do të kemi rrëshqitje të kësaj natyre.

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

1 KOMENT

Comments are closed.