“Për të fshehur të inkriminuarit shpik marrëveshje me mediat”- Paloka hedh poshtë zërat për marrëveshje Basha-Rama: PD e opozita…

Sep 16, 2019 | 17:16
SHPËRNDAJE

 

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka hedhur poshtë zërat për një marrëveshje të fshehtë mes krye demokratit Basha dhe kryeministrit Rama.

Në facebook, Paloka shkruan se kjo është një taktikë e kryeministrit Rama i cili, sipas numrit dy të PD, përhape blofe nëpër media, sa herë kapet me skandalin e  radhës.

paloka

Postimi i plotë:

Rama vazhdon me “taktikat” e tij bajate te pilotimit te opinionit publik, sa here kapet ne skandalin e rradhes. Sa me i rende skandali , aq me absurde behen bllofet qe perpiqet te perhap ne media.

Nderkohe qe Rama kalon ne Parlament kontratat nepermjet te cilave ju grabiten shqiptareve miliona euro ;

Shqiperise i shtohen kushte te reja per hapjen e negociatave ;

Nje tjeter i perzgjedhur nga Rama si kandidat per kryetar bashkie , Mark Babani, rezulton i inkriminuar dhe me dokumenta vertetohet se ka qene i denuar …ne media pilotohen fantazi dhe sajesa per marrveshje te fshehta midis PD dhe PS.

E vetmja marreveshje qe PD dhe opozita kane bere dhe do i qendrojne deri ne fund , eshte ajo me shqiptaret , per te fshire nje here e mire cdo te keqe qe politika e mbrapshte ju ka sjelle deri tani .

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura