“Për të ardhur keq që…”/ BE reagon për përjashtimin e gazetarëve nga Komisionet Parlamentare: Prania e medias, tipar i rëndësishëm i demokracisë

Jun 9, 2021 | 19:12
SHPËRNDAJE

Delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin shprehet i keqardhur që rregullorja e re e Kuvendit që përjashton gazetarët nga prania e Komisioneve Parlamentare nuk është konsultuar me mediat.

gazetare 2
Gazetaret ne proteste

Në një postim në Twitter, BE shprehet se dëgjesat publike dhe aksesi i gazetarëve në parlament është tipar i rëndësishëm i një demokracie liberale.

Këto rregulla thote delegacioni nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së.

“Dëgjimet publike dhe qasja e mediave në Parlament për të mbuluar punën e Parlamentit dhe komisioneve të tij janë tipare të rëndësishme të një demokracie liberale.

Na vjen keq për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisur në këtë kontekst në vitin 2014”, thuhet në reagim.

PROTESTA E GAZETAREVE

Gazetarët e televizioneve dhe shtypit të shkruar protestuan sot para godinës së Kuvendit të Shqipërisë kundër vendimmarrjes së Byrosë së Parlamentit që i përjashtoi nga aksesi në komisionet parlamentare.

Gazetarët firmosën një draft-kërkesë, të cilën thanë se do t’ia dërgojnë Kuvendit, ambasadave, OSBE-së, Avokatit të Popullit, Kryeministrisë, dhe Presidentit. Ata e konsiderojnë vendimin si cenim të punës së tyre, transparencës dhe kundër interesit të publikut.

REAGIMI I KUVENDIT

Sipas Kuvendit, prej vitesh komisionet parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë kanë pasur mangësi në regjistrimin dhe dokumentimin e mbledhjeve.

“Vetëm katër nga tetë komisionet e përhershme parlamentare kanë qenë të pajisura me mikrofona statikë dhe sistem regjistrimi të mbledhjeve”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kuvendi më tej saqaron se  sistemi i ri audio-video është i rekomanduar dhe i ndërtuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, ndërsa thekson se nuk censurohet asnjë pamje dhe çdo gjë rekomandohet nga gazetarët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura