“Për sa kohë janë gjallë duhet ta përjetojnë ferrin çdo ditë”- Landi Hysa reagon ashpër ndaj vrasësve të grave e përdhunuesve të fëmijëve: Këto mosqenie njerëzore…

Feb 28, 2020 | 11:12
SHPËRNDAJE

Vrasjet e dy grave njëra pas tjetrës tronditën nga bashkëshortët e tyre tronditën vendin.

landi hysa1

Ndaj këtij fenomeni të dhimbshëm për shoqërinë shqiptare reagoi këngëtari Landi Hysa.

Me një notë proteste në Instagram, ai shprehu indinjatën ndaj personave që vrasin gra dhe përdhunojnë fëmijë.

Duke i konsideruar “mosqenie njerëzore” Landi u shpreh se ata duhet ta përjetojnë ferrin çdo ditë dhe jo vetëm kur të vdesin.

“Sigurisht ka një vend të veçantë në ferr për ata që vrasin gra e përdhunojnë fëmijë, apo i ngacmojnë seksualisht por kjo është pas vdekjes.

Ajo që them është për sa kohë janë gjallë këto mosqenie njerëzore duhet ta përjetojnë ferrin çdo ditë,”-shkroi Landi.

landi hysa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura