“Për pak shkova tek Zoti”- Çfarë shkruan shefi i forcave “Shqiponja” pas ‘luftës’ me armë gjatë ditës së djeshme në Elbasan

Sep 25, 2020 | 13:17
SHPËRNDAJE

Përplasja me armë midis policisë dhe 71 vjeçarit Lefter Zhidru, mund të ishte fatale edhe për forcat e rendit.

elbasaarme

Shefi i forcave të policisë “Shqiponja” i përfshirë në aksion shkruan në rrjetet sociale se për pak shpëtoi pa shkuar tek Zoti.

“Për pak desh u takova me Zotin i plotfuqishëm. Për fat të mirë ende jo”- shkruan Enkel Xhaferri.

Capture

Ngjarja

Rreth orës 13:20 të ditës së djeshme, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan shtetasja F. Zh., ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

Pas 5 orë negociatash, fillimisht nga Policia vendore e Elbasanit dhe më pas nga grupi negociator i RENEA-s dhe i grupeve taktike me shtetasin Lefter Zhidru, për t’u dorëzuar, ky shtetas nuk i është bindur në asnjë çast thirrjeve të Policisë, por ka reaguar me armë ndaj grupit negociator dhe grupeve taktike të RENEA-s që po negocionin me të.

Ndodhur në kushtet e mosbindjes për t’u dorëzuar, forcat speciale Renea kanë ngushtuar rrethimin e banesës ku ndodhej 71-vjeçari.

Shtetasi Lefter Zhidru, kur ka parë që forcat Renea po i afroheshin derës së banesës, ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë.

Në kushte të larta sigurie për jetën e punonjësve të Policisë, RENEA i ka bërë përsëri thirrje për të hapur derën dhe t’i dorëzohej Policisë, por përsëri 71-vjeçari ka reaguar me armë dhe në këto kushte RENEA ka shpërthyer derën për të hyrë në banesë.

Në momentin që forcat speciale RENEA po ndërhynin në banesë 71-vjeçari ka sulmuar përsëri me breshëri plumbash Forcat Renea duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, por falë mburojës metalike kolektive nuk është lënduar asnjë punonjës i RENEA-s.

Në kushtet e vetëmbrojtjes forcat speciale RENEA i janë kundërpërgjigjur më zjarr dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit, 71-vjeçari ka mbetur i vrarë.

Grupi Hetimor, nën drejtimin e prokurorit, ndodhet në vendngjarje dhe në banesën e 71-vjeçarit ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim.

LEXONI EDHE:

“Kishte montuar pesë mina”- Gazetari Artan Hoxha për vrasjen nga RENEA të Lefter Zhidru: Sot do të kishim dëshmorë, nëse…

“Policia e shoqëronte dhe e lironte sërish”/ Kush ishte Lefter Zhidru që ngriti “në këmbë” uniformat blu dhe terrorizoi qytetarët. I martuar 3 herë i moshuari…

VIDEO/ “RENEA s’kishte zgjidhje tjetër!”- Flet fqinji i 71-vjeçarit që u ekzekutua në banesë. Ja si e përjetuam ngjarjen

VIDEO- FOTO/ “Gjurmët” e luftës në banesën e familjes së 71 vjeçarit të vrarë nga RENEA. Shihni si është shkatërruar shtëpia

“Nuk dua t’ju shoh këtu”/ Gruaja e 71-vjeçarit që u ekzekutua nga RENEA ‘shpërthen’ ndaj mediave: Do jepni llogari për…

U vra me snajper nga forcat RENEA, të afërmit vijnë nga Saranda për të tërhequr trupin e 71 vjeçarit. Bashkëshortja “braktis” shtëpinë

“Nëse do shpërthente armatimi do bëhej tragjedi”, Artan Hoxha: 71-vjeçari ishte i stërvitur, u godit nga snajperi. Kur RENEA i shkoi në banesë…

E denoncoi pas dhunës, 71-vjeçarin e ekzekutoi RENEA, ish-gruaja e të moshuarit dyshohet se gënjeu Policinë për…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura