“Për pak sa nuk e humba…”- Arjan Konomi i nënshtrohet një operacioni urgjent në Jordani: Ndodhem në kushte jo të mira! Ja çfarë ka ndodhur

Jun 27, 2022 | 19:22
SHPËRNDAJE

Analisti i njohur Arjan Konomi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në krah. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Konomi, i cili me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale thotë se ka rrezikuar të humbë krahun.

arjan konomi

Ngjarja nuk ka ndodhur në Shqipëri, por në Jordani dhe analisti aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin e Amanit.

Sipas tij, gjendja është e mirë, por thekson se ndodhet në kushte jo të mira.

“Tungjatjeta miq, sic po më shikoni këtu ndodhen në kushte jo të mira. Dua të ndaj një fatkeqësi që më ndodhi. Ndodhen në spitalin e Amanit, dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale në krahun tim, që për pak sa nuk e humba. Për fat të mirë ka shpresa që ta kem. Nuk di cfarë tju them tjetër. Nëse ju kam munguar është për këtë arsye”, thotë Konomi.

arjan kkonomii

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura