“Për një vrasje në Guayaquil, pagesat 100-500 dollarë”/ Artan Hoxha për ekzekutimin e Ergys Dashit në Ekuador: Shihej si kërcënim sepse…

Sep 26, 2022 | 23:05
SHPËRNDAJE

Gazetari Artan Hoxha ka treguar eksperiencën e tij gjatë udhëtimit që ka realizuar në Ekuador. Gjatë udhëtimit ai është ndalur edhe në lokalin ku është ekzekutuar shqiptari Ergys Dashi 8 muaj më parë në Guayaquil.

maxresdefault1

I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha deklaroi se Dashi u ekzekutua pasi ai shihej si kërcënim.

“Ergys Dashi ishte përfshirë për shkak të trafikut me BE, me një nga bandat kriminale në Guajakil, madje ishte bërë kumbari i fëmijës së tij. Në momentin që bosi ishte ekzekutuar, shqiptarët e tjerë i kishin thënë që të largohej për shkak se ishte në rrezik, ai jo vetëm nuk u largua por tregoi një lloj besnikërie ndaj bosit lokal, u pa dhe ai si kërcënim dhe u kërcënua”, tha Hoxha.

Ndër të tjera, Hoxha ka treguar se pagesat për një vrasje në Guayaquil varionin nga 100 deri në 500 dollarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura