“Për një vit të tërë i dashuri më bëri të besoja se ishte 10 vjet më i ri”- Ja historia e kësaj 23-vjeçareje që ra pre e mashtrimit

Dec 21, 2020 | 23:33
SHPËRNDAJE

Të gënjehesh nuk është gjë e bukur e sidomos nga një ndër personat e tu më të afërt, siç është partneri.

Një vajzë ka treguar një histori të tillë për “Cosmopolitan”, që i ndodhi me të dashurin e saj, i cili e kishte mashtruar për një vit, duke i thënë se ishte dhjetë vite më i ri.

i dashuri me genjeu

Ja rrëfimi i saj:

Ishte patenta që e nxori Robertin* zbuluar. Ai më kërkoi të zgjidhja një film në ‘iPad’, duke thënë nga dhoma tjetër se fjalëkalimi ishte ditëlindja e tij. Unë e dija muajin e lindjes, por nuk isha e sigurt për datën e saktë, prandaj hapa portofolin e tij.

Aty mbeta e shtangur, me gojë hapur. Hapa makinën llogaritëse në telefonin tim për të parë nëse i kisha bërë llogaritë gabim. Por jo: Ai ishte fiks 45 vjeç – jo 35, siç më kishte thënë dhe kjo theksonte shumë më shumë hendekun e moshës mes nesh.

Kujtoj kur u takuam për herë të parë në një bar, mund të them se Roberti dukej pak më i madh (20-vjeçarët zakonisht nuk mbajnë një orë që kushton më shumë sesa qiraja ime), por gjithashtu nuk vërejta ndonjë rrudhë të thellë që dukej si e tim eti. Isha 23 vjeçe dhe pranova ftesën e tij për të dalë.

Roberti më bëri përshtypje me njohuritë për verërat e shkëlqyera dhe kinemanë klasike. Unë iu dorëzova puthjes së tij në fund të natës, edhe pasi ai më tregoi se ishte 12 vjet më i madh se unë. Sa me fat mendova se isha që gjeta këtë producent nga Los Angeles, i cili dukej i vërtetë.

Nga ajo ditë dolëm vazhdimisht. Ai u takua me familjen time dhe unë u takova me miqtë e tij. Ata ishin mjaft të këndshëm, por kurrë nuk u përpoqën për të më njohur më shumë – gjë që, duke e menduar tani, ka kuptim. (Roberti më vonë pranoi se “vëllezërit” pyesnin veten për sa kohë ai mund të “vazhdonte me këtë aktrim”.)

“Çfarë është kjo?”,- pyeta pasi mësova të vërtetën, duke tundur patentën e tij në fytyrë. Ai këmbënguli se aty ishte bërë një gabim. Pastaj më akuzoi për përgjim (një shembull tipik i abuzimit emocional, miq).

Këtu është pjesa që më vret vërtet: Unë nuk u ndava me të menjëherë. Si çdo 23-vjeçare jo e qëndrueshme, unë bëra një listë pro-kundër.

Dëgjoni, po të më kishte thënë Roberti moshën e tij të vërtetë menjëherë, mund të mos e kisha lejuar të bëhej kaq serioze lidhja, edhe pse më pëlqente. Po gënjeshtra, abuzimi emocional, komploti? Vështirë për t’u kaluar.

Unë kam ecur para që atëherë, por vazhdoj të pyes, “A mund ta shoh kartën tuaj të identitetit?” sa herë që takoj dikë të ri.

*Emri është ndryshuar për të mbrojtur një ego të brishtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura