“Për ne situata është e qartë”- Joseph Borell: Ne nuk e njohim Lukashenkan si president legjitim të Bjellorusisë

Sep 15, 2020 | 22:41
SHPËRNDAJE

Bashkimi Evropian ka thënë se nuk e njeh liderin e sfiduar, Alyaksandr Lukashenka, si president legjitim të Bjellorusisë, ka thënë shefi për diplomaci i bllokut evropian, Josep Borrell.

borell

Ai i ka thënë Parlamentit Evropian se zgjedhjet e 9 gushtit, që i kanë zgjatur pushtetin këtij politikani, kanë qenë joligjore.

Opozita ruse, e udhëhequr nga Svyatlana Tsikhanouskaya, akuzon Lukashenkan për mashtrime me vota në procesin zgjedhor, që i ka siguruar atij një mandat të gjashtë presidencial.

Prej publikimit të rezultatit zgjedhor, mijëra persona janë ndaluar dhe goditur nga zyrtarët policorë, derisa gati të gjitha liderët opozitarë janë larguar me forcë nga shteti ose janë arrestuar nga autoritetet.

Shtypja e protestave është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Situata është e qartë për ne. Ne i konsiderojmë zgjedhjet e 9 gushtit si joligjore”, u ka thënë Borrell ligjvënësve.

“Ne nuk e njohim Lukashenkan si president legjitim të Bjellorusisë”.

Ai ka thënë se deri më tani janë ndaluar rreth 7,500 protestues paqësorë, si dhe janë raportuar rreth 500 raste të torturës.

BE-ja veçse ka deklaruar se nuk e njeh rizgjedhjen e Lukashenkas në pozitën e presidentit.

Blloku evropian me 27 anëtarë është duke përgatitur sanksione kundër personave përgjegjës për mashtrime zgjedhore dhe shtypje të protestave.

Mirëpo diplomatët thonë se sanksionet e BE-së janë duke u bllokuar nga Qiproja, e cila është duke kërkuar fillimisht marrjen e masave kundër Turqisë, pas mosmarrëveshjeve të krijuara për kërkimet e gazit natyror në lindje të Mesdheut.

Borrell u ka bërë thirrje vendeve anëtare që të çojnë përpara sanksionet – për të cilat nevojiten vota unanime – para samitit të BE-së, që mbahet javën tjetër në Bruksel./ rel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura