Për muaj mjalti me gruan shtatzanë, burri zbritet nga avioni sepse…kishte mjekër

Feb 10, 2016 | 14:57
SHPËRNDAJE

Duket se të gjithë njerëzit me mjekër po shkaktojnë panik mbi frikën e sulmeve terroriste në avionë. Një tjetër rast i panikut të pasagjerëve ka ndodhur në fluturimin e avionit për në Marrakech, Marok, nga Aeroporti i Manchesterit.

mjeker musliman

Një person, me mjekër, musliman, i cili po udhëtonte me gruan e tij shtatzanë, për të kaluar muajin e mjaltit në Marok, është zbritur nga avioni dhe është marrë në pyetje për shkak të fesë që i përkiste dhe mjekrës që mbante e cila kishte ngjallur dyshime.

Ahmed Ali, u detyrua të zbriste nga avioni pasi pjesëtarët e stafit në fluturim i thanë se do të merrej në pyetje nga zyrtarët policorë në Manchester.

“E pyeta pse më zbritët nga avioni. Ata thanë na ndiqni dhe thanë se do të më intervistonin në bazë të nenit shtatë të akteve të terrorizmit”,- u shpreh i riu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura