“Për mua ka 17 mijë dosje me përgjime, duhet ndaluar me ligj publikimi i tyre”

Oct 16, 2015 | 10:30
SHPËRNDAJE

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, lideri i shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmeti, ka folur për sfidat, presionet, problemet e brendshme të karaketrit ndëretnik.

Ali Ahmeti dhe Nikola Gruevski
Ali Ahmeti dhe Nikola Gruevski

Pjesë e diskutimeve ishin dhe  skandali i përgjimeve në Maqedoni, Marrëveshja e Ohrit, projekti “Shkupi 2014”, sipërmarrja që filloi të ndërtojë “njeriun e ri” maqedonas, por edhe ngjarja e “Kumanovës” për të cilën Ahmeti kërkoi zbardhjen e të vërtetës.


Në përgjimet e publikuara nga opozita ka patur shumë pak gjëra që thelbësisht dëmtojnë lidershipin e partive shqiptare. Mendoni se lideri i opozitës Zaev është kujdesur për të qenë selektiv në publikimin e përgjimeve për të mos u ngatërruar me faktorin shqiptar?

 Që në momenin e parë që Zaev ka paraqitur bomba e tij ka paraqitur informatat që ai disponon në përgjime, unë kam dalë në konferencë shtypi dhe kam dhënë qendrimet zyrtare të BDI. Biseda që kam dëgjuar ishte autentike, nuk e kam mohuar, jam deklaruar ça ka zoti Zaev ti nxjerrë të gjitha edhe bisedat familjare dhe zyrtare. Vetëm për mua ka 17 600 file përgjime  të përpunuara, i ka përpunuar shteti. Kam thënë në këtë punë duhet të vijë Brukseli dhe Ëashingtoni sepse ne nuk e zgjidhim dot këtë problematikë dhe për të dalë të pyetja juaj. Zaevi po të kishte nuk kursente se është në leverdi të tij, kjo ka bërë që Nikola Gruevski nuk e tremb dhe kërcënon  dot Ali Ahmetin. Kur kam parë qëndrimet e Ali Ahmetit kam vërtetuar se s’ka asnjë hipotekë për 15 vite që është në pushtet nuk do ishte ky në studio. Më pyesni çfarë të doni ju. S’kam hipotekë as të VMRO as LSDM. Jam përpjekur për çështjet shqiptare, nuk them që kam bërë mrekullitë.  Për mua nuk kishte rëndësi a do bëhet ligji apo jo, sepse unë  me përgjegjësinë më të lartë kam thënë ça ka për mua ti hedh në publik. Iu bashkuam se u morrëm vesh të gjithë kështu.

Çfarë ndodhte po të publikoheshin?

Përsëri po të vazhdojmë me bomba do thellohej kriza, kemi biseduar shumë qetë më komunitetin ndërkombëtar edhe me partitë politike edhe me Zaevin, mirë është të bëjmë një ligj që të ndalojmë hedhjen e bombave, sepse bombë mbas bombe nis belaja. Interes i imi nuk ka qenë, e kanë kuptuar ndërkombëtarët, është bërë për të mos thelluar krizën. BDI është i paanshëm, iu besua edhe VMRO edhe LSDM, u morëm vesh. U bë një draft, u kundërshtua, le të ulen të gjithë bashkë dhe ta bëjnë si të dojë.

Ora News

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura