“Për më shumë se 7 muaj, ditë e natë në terren”- Manastirliu shpërndan foton me epidemiologët, ja thirrja që ka për qytetarët

Oct 16, 2020 | 20:21
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë një foto me ekipin e epidemiologëve që po punojnë për gjurmimin, hetimin dhe izolimin e vatrave të infeksionit COVID.

manastirliu epidemiologe

Në një postim në facebook, Manastirliu i ka bërë thirrje qytetarëve që duke respektuar rregullat t’i ndihmojë ata.

Postimi i plotë:

#COVID19

Ditë e natë në terren, prej më shumë se 7 muajsh, ekipet e epidemiologëve në çdo cep të vendit, po bëjnë një punë të palodhur për gjurmimin, hetimin dhe izolimin e vatrave, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

T’i ndihmojmë së bashku, duke respektuar rregullat?

#Maskë ↔#Distancë #Higjienë

#RuajShëndetin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura