Për Marinën çmendeshin italianët, por ajo e do burrin shqiptar

Apr 13, 2015 | 11:30
SHPËRNDAJE

Flet kushërira, Rita Kaja: Marina nuk ka komplekse për homoseksualitetin, por besoj se nuk e pëlqen Kikën si mashkull

Është 25 vjeç dhe deri tani ka bërë një jetë tipike fshati. Marina Koçi jeton në Hajdaraj të Kavajës, në shtëpinë e “Big Brother 8” ka për rival edhe kushëririn e saj, Fabian Kajën. Mbi ambicien për të fituar çmimin e madh dhe përgjigjen që pritet t’i japë propozimit për martesë të Kikës, flet kushërira e saj, Rita Kaja.
Je kushërira e Marinës, pos a e njeh natyrën e saj?
Marinën nuk e kam thjesht kushërirë, por shumë të afërt dhe e njoh mjaft mirë. Ajo është natyrë shumë e qeshur, e qetë dhe njëkohësisht tip alegro.
Lojtari nga Kosova që u përjashtua nga loja për konfliktin me Albën, është shprehur se do i bëjë propozim për martesë Marinës pas lojës. Do e pranojë ajo?
Duke e njohur Marinën, nuk mendoj që asaj mund t’i pëlqejë një tip si Kika për lidhje. Mundet t’i pëlqejë si shok, por si burrin e saj të ardhshëm nuk e imagjinoj.

Marina dhe kushërira e saj, Rita Kaja
Po prindërit e Marinës çfarë mendojnë për këtë propozim?
Nuk mund të flas për familjen e saj, por parësore është që Marina nuk do pranojë të ketë diçka me Kikën, për aq sa unë i njoh dëshirat e saj. Them se ajo nuk e pëlqen natyrën e Kikës. Janë ekstremisht të kundërt, pra s’kanë shumë gjëra të përbashkëta. Marina është natyrë e qetë dhe që nuk flet shumë, ndëra Kika shumë tip i muhabetit.
Ka pasur shumë thashetheme për prirjet e tij seksuale. Mund të jetë dhe ky një problem?
Nuk besoj se kjo do të përbënte problem, pasi Marina nuk i gjykon aspak të tjerët për zgjedhjet e tyre personale. Gjithsesi, mendoj se një homoseksual s’do i kërkonte një femre të martohej me të, edhe pse Marina s’e pëlqen atë. Po për shoqëri nuk do e kishte problem të kalonte kohë me të.   
Kika të duket i sinqertë apo bën sikur?
Nuk e di, por më shumë besoj se ai e pëlqen vërtet.
Na trego pak për të shkuarën e saj sentimentale. Ka pasur ndonjë histori dashurie para se të hynte në këtë lojë?
Marina ka qenë e fejuar  dhe u nda për shkak të disa problemeve familjare që patën.
Cilat janë pretendimet e saj në një lidhje, çfarë kërkon Marina nga jeta?
Nga jeta kërkon të gjejë një njeri të mirë, që ta dojë e ta respektojë, dhe me të cilin të ndihet mirë që të krijojë familjen e saj, siç e ëndërron çdo femër.
Ajo hyri në “BB8” si e vetmja vajzë fshati. Është ndier e paragjykuar edhe në marrëdhënie me djemtë?
Si në jetë, ashtu dhe në “Big Brother”, natyrisht që ndihet shumë e paragjykuar.
Do të preferonte një djalë të huaj për këtë fakt?
Jo, nuk do të lidhej kurrë me një djalë të huaj, sepse nëse do të kishte dashur, do e kishte e bërë. E ka pasur këtë mundësi, por nuk ka vendosur. Disa djem të huaj kanë dashur madje të martohen me të, por ajo nuk ka pranuar, ose me saktë nuk i kanë interesuar.  
Ku i ka njohur ata?
Në jetojmë në Itali prej 25 vitesh dhe njohim shumë njerëz këtu. E kanë parë Marinën në foto dhe e kanë pëlqyer. Por ajo s’ka dëshiruar të krijojë njohje, pasi kërkon një djalë shqiptar që ta dojë.
Cila është gjendja ekonomike e familjes së saj, në “BB 8” hyri vetëm për paratë apo edhe për njohje?
Familja e saj është shumë-shumë e varfër, jetojnë me asistencë ekonomike. Në qoftë se ajo do të fitojë, ato para do t’i duhen për të shëruar dy prindërit, të cilët janë të dy të verbër.
Në këtë lojë ka rival dhe kushëririn e saj, Fabianin. Sa të afërt kanë qenë më parë?
Me Fabin Marina është shumë e afërt. Kur vijmë një herë në vit në Shqipëri, ai e merr Marinën dhe dalin bashkë.
Por në shtëpi u tregua paksa i ftohtë ndaj saj, apo jo?
Sepse nuk do ta kompleksojë. Madje, i ka thënë që nuk ka pse të ndihet në siklet që ka kushëririn në lojë, pasi duhet t’ia dalë vetë dhe ta harrojë që ai është aty.
Të duket se i pëlqen ndonjë nga djemtë në shtëpi?
Jo, për mendimin tim, nuk i pëlqen asnjë prej tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura