“Për Mac Miller ishte e rëndësishme që bota ta dëgjonte”, del albumi i ish të dashurit të Ariana Grande gati 1 vit pas vdekjes së tij tragjike

Jan 17, 2020 | 16:10
SHPËRNDAJE

Para se Mac Miller të vdiste në 2018, ai po punonte për një album të titulluar Circles.

Këngët e tij u përfunduan me ndihmën e kantautorit dhe producentit Jon Brion, i cili vazhdoi të kompletojë albumin pas vdekjes tragjike të Mac nga mbidoza në shtator 2018.

Familja e reperit vendosi të nxjerrë albumin sot, duke thënë në një postim në Instagram se: “Është një proces i komplikuar që nuk ka përgjigjen e duhur”.

Ka shqetësime nëse vënia në skenë e muzikës së dikujt pasi ka vdekur është gjëja e duhur për tu bërë.

Fansat janë të shqetësuar për ndikimin që mund të ketë në trashëgiminë e artistit.

“Unë mendoj se ndonjëherë familjet përpiqen të kapitalizojnë muzikën në një mënyrë që nuk është ashtu siç do të dëshironte artisti,”– thotë 26 vjeçari Henry Dean.

Ai është fotograf dhe fans i Mac Miller. Gjithashtu ka punuar me reperin disa vjet më parë gjatë realizimit të disa fotove për një revistë.

Në postimin e tyre në Instagram, familja e Mac tha: “Ne thjesht e dimë se ishte e rëndësishme për Malcom që bota ta dëgjonte atë. Pamja në fytyrën e tij kur të gjithë e dëgjonin thoshte gjithçka.”

“Kjo dukej e përkryer, ishte shumë Mac Miller,”– tha një fanse 23-vjeçare, Paris. “Ai do dëshironte që albumi të publikohej nëse do ishte kështu.”

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura