Për inat të SHBA! Pas Iphone, turqit marrin vendimin tjetër, zëvendësojnë me dhallë…

Aug 23, 2018 | 19:15
SHPËRNDAJE

“Nëse SHBA ka iPhone, ekziston Samsungu në anën tjetër”. Pas kesaj deklarate te bere nga presidenti Erdogan, shume turq jane leshuar te thyejne celularet etyre, madje edhe ta dokumentojne kete me video. Pamjet u publikuan disa dite me pare nga mediat nderkombetare, Por se fundmi turqit kane marre tjeter vendim.

Federata Turistike e Restoranteve dhe Fabrikave të bukës kërkoi qe qyetaret të bojkotojnë, të mos blejnë dhe të mos konsumojnë asnjë produkt me origjinë nga SHBA.

Aykut Yenice, kryetari i federatës u bëri thirrje anëtarëve, por edhe konsumatorëve për t’u bashkuar me bojkotin duke njoftuar synimin e tyre për të ndaluar shitjen e të gjitha pijeve të gazuara, produkteve të pastrimit dhe ushqimeve amerikane.

trump-erdogan

“Një direktivë që përcakton politikën e re u dërgua tek të gjithë anëtarët”, tha ai.

Kryetari i një nga shoqatave profesionale më të mëdha në Turqi u shpreh gjithashtu se thirrja për të miratuar një politikë të tillë kishte ardhur nga vetë anëtarët.

“Ne i kemi bërë thirrje të gjithë anëtarëve për t’u bashkuar me rezistencën kundër politikave të SHBA-së. Ne sugjerojmë konsumimin e pijeve të gazuara turke, kos, dhallë, ajran dhe shalgam në vend të pijeve të gazuara të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara si Coca-Cola, etj”.

Ajran është një pije e bërë nga kosi e ngjashme me dhallën, ndërsa shalgam bëhet nga shtrydhja e rrepave të kuqe.

“Ne të gjithë e dimë se produktet e SHBA shkaktojnë dhjamosje. Ne duam që kombi ynë të zbatojë standardet e shëndetshme të gatimit turk”, shtoi ai.

Anëtarët e federatës do të vënë njoftime tek bizneset e tyre që shkruajnë: “Ky biznes nuk shet produktet e SHBA”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura