Për herë të parë në karrierën e tyre, Murinjo, Guardiola dhe Klop e nisin sezonin pa “krahët e djathtë” të tyre

Aug 2, 2018 | 16:54
SHPËRNDAJE

Tre nga trajnerët më të mirë të Premier Ligës, do ta fillojnë sezonin e ri pa asistentët e tyre më të besuar. Për herë të parë në karrierën e tyre si trajner, Jurgen Klop, Zhose Murinjo dhe Pep Guardiola do të fillojnë sezonin pa “krahët e djathtë” e tyre.

4EC3BE7D00000578-6018509-image-a-29_1533209189561

Rui Faria(Zhose Murinjo), Zeljko Buvaç(Jurgen Klop) dhe Domenek Torrent( Pep Guardiola) kanë së bashku plot 45 vite si asistentë  të trajnerëve. Dhe si për çudi ata janë larguar të tre në një hapësire jo më shumë se dy muaj. Tashmë ende nuk dihen arsyet e largimit të tyre dhe kush do të jenë emrat që do ti zëvendësojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura