‘Për djalin, familjen dhe popullin tim’, deklarata e Hashim Thaçit para se të hynte në Hagë

Jul 13, 2020 | 13:20
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosoves, Hashim Thaci ka hyre në Prokurorinë Speciale të Hagës, në orën 13:00.thaci

Vetem pak para se te hynte ne godine, ai ka dhene edhe nje prononcim te shkurter per mediat.

Thaçi në një deklarim për media në gjuhën angleze ka thënë se ai beson në vlerat e luftës për liri dhe se Kosova sot është ajo cfarë ai ka ëndërruar.

“Sot, jam i gatshëm të përballem me sfidat e reja me sukses, për djalin tim, për familjen dhe popullin tim. Ky është cmimi për lirinë. Unë besoj në të vërtetën dhe në liri”, ka thënë Thaçi, transmeton Gazeta Express.

“Kosova është një histori suksesi dhe për këtë jam krenar”, ka shtuar presidenti, që gjatë luftës ishte drejtor politik i UCK’së.

Prokuroria e Hagës ka njoftuar javë më parë se e ka dorëzuar aktakuzën ndaj Thacit, në të cilët ai dyshohet për krime lufte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura