“Për Champions do lyeja mjekrën”, kapiten Bonuçi vlerëson Gatuzon për rilindjen e “djallit”

Apr 18, 2018 | 19:08
SHPËRNDAJE

Leonardo Bonuçi nuk i harron kurrë shokët dhe të shkuarën e tij bardhezi. I intervistuar nga “Premium Sport” dhe “Tiki Taka” kapiteni i Milanit, i del në mbrojtje Bufonit në polemikën e fundit të çerekfinales së Champions-it kundër Realit: “Ndoshta, nëse do të isha në Madrid, unë i pari nuk do të kisha mundur t’i frenoja instinktet e mia”. Pastaj vlerësimi për kapitenin: “Xhixhi është portieri më i madh në historinë e futbollit”.

bonuci

Si ka ndryshuar Milani këto 9 muaj?

Po rritet, është përmirë- suar. Patëm disa vështirësi në muajt e parë, por tani kemi nisur të ecim ngadalë.

Momenti më i bukur dhe më i vështirë te Milani?

Më i vështiri sigurisht muajt e parë, nuk kuptonim cilat ishin gabimet dhe nuk përmirësoheshim. Pastaj, fatmirësisht u rritëm dhe nisëm ngjitjen, për të cilën kemi shpenzuar shumë energji.

Një fazë e dytë fantastike. Milani do ishte i treti me këto rezultate. E prisnit?

Jo, por shpresoja. Do të thotë se po punojmë mirë dhe po bëhemi akoma më shumë një skuadër për të bërë kapërcimin në cilësi.

Sekreti i zgjidhjes së problemeve në mbrojtje?

Mbrojtja nuk përbëhet vetëm nga 4 lojtarë, duhet folur për fazë mbrojtëse. Sepse kur një sulmues është 20 metra larg ne mbrojtësve, reduktohet hapësira për të tjerët dhe lehtësohet puna jonë. Është meritë e Gatuzos që na ka ngulitur këtë mënyrë mbrojtjeje.

Si ndiheni në rolin tuaj si kapiten?

Shpresoj ta bëj sa më mirë. Jam vendosur në dispozicion dhe kam kërkuar gjithnjë të jem vetvetja në çdo rast. Kam gabuar, kam bërë gjëra të tjera të mira, por besoj se i kam sjellë përvojë një grupi të ri. Jam i kënaqur që jam kapiten i kësaj skuadre.

Leonardo-Bonucci

Më parë me Bufonin, tani me Donarumën: si ndihet një mbrojtës me portierë të tillë pas shpine, duke konsideruar edhe pritjet e Xhixhos ndaj Napolit?

Për ne ishte e rëndësishme një pikë dhe unë festova pas pritjes së Xhixhos sikur të kishte shënuar një gol sepse në të vërtetë vlen sa një gol. Kam qenë me fat që kam pasur Xhixhin, i cili është më i miri i historisë dhe tani luaj me Xhixhon, që mund të bëhet një nga më të mirët. Duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, të mos ndiejë presionet, sepse vetëm kështu mund të rritet.

U surprizuat më shumë nga roveshata e Ronaldos apo pritja e Donarumës?

Ishin të dyja dy gjeste të mëdha teknike.

Çfarë vështirësie mund t’iu krijojë të mërkurën Torino?

E kanë marrë veten shumë mirë. Tani janë një skuadër, luajnë futboll të bukur dhe duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm. Por kemi detyrimin për të fituar.

Çfarë do ishit i gatshëm të bënit nëse Milani do kualifikohej në Champions?

Mund të bëja mjekrën bionde.

Do t’iu kishte ardhur keq nëse Juventusi do ta fitonte Champions-in pa ty këtë sezon?

Në nivelin personal do të kishte qenë një goditje e rëndë, por unë e kisha marrë parasysh. Juve mbetet e fortë pavarësisht futbollistëve: të fitosh 3-0 në “Bernabeu” nuk e bëjnë dot të gjithë. Ekzistonte mundë- sia për të bërë përmbysjen e madhe. Më vjen keq për Xhixhin dhe Xhorxhon sepse e meritonin. Të humbasësh në këtë mënyrë në shtesë është e tmerrshme.

Çfarë e bën speciale Juven?

Ekziston mentaliteti fitues. Por ka edhe futbollistë me një personalitet të tillë për ta mbajtur gjallë këtë mentalitet. Në “Vinovo” merret frymë ky lloj ajri fitues, i njëjti që ka sjellë te Milani Gatuzo.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura