Për çfarë shërbejnë hajmalitë?

Nov 5, 2019 | 17:17
SHPËRNDAJE

Për ata që besojnë, hajmalitë fatsjellëse kanë fuqi të mbinatyrshme që e mbajnë larg fatin e keq. Por edhe shkenca pretendon se ato mund të ndihmojnë. Ja si dhe pse

Hajmalitë fatsjellëse shërbejnë vërtet. Për ata që janë besimtarë shkencëtarët janë të bindur për fuqinë e hajmalive fatsjellëse, edhe pse jo për arsye të mbinatyrshme. Kjo për shkak se shumë hulumtime kanë arritur në të njëjtin përfundim: sekreti pse gjithçka shkon mirë është … ta besosh atë.

Studimi. Disa vjet më parë, studiuesit e Universitetit të Këlnit, Gjermani, ftuan një grup studentësh që të merrnin me vete simbolin e tyre fatsjellës për t’iu nënshtruar një eksperimenti. Objektet u morën nga studiuesit me arsyetimin e fotografimit të tyre. Pastaj, gjysmës së studentëve iu kthyen hajmalitë fatsjellëse para se të fillonin quiz-et kompjuterike dhe testet e aftësisë, ndërsa gjysmës tjetër nuk iu kthyen.

Rezultati? Kushdo që kishte hajmalinë e tij me fat, doli më mirë në të gjitha testet. Për më tepër, me kërkesë të studiuesve për të hipotezuar paraprakisht numrin e fjalëve që do të gjenin duke zgjidhur disa anagrame dhe për të vendosur pragun kohor, pas së cilës ata do të linin testimin, njerëzit që kishin hajmalit me vete, vendosnin qëllime më ambicioze. Ata ishin më të bindur se mund ta bënin atë.

Thjesht besoni! Sipas studiuesve, jo vetëm pasja e një hajmalie, por edhe duke thënë “do kryqëzoj gishtat për ju”, apo edhe “paç fat”, me të vërtetë mund të ndihmojnë sepse rrit vetëvlerësimin duke dhënë më shumë besim tek objektivat që i vendosim vetes. Me pak fjalë, të besosh se ke fatin në anën tënde shkakton një lloj rrethi të virtytshëm, sepse ju bën më pak të shqetësuar, më të qetë dhe më pozitivë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura