“Për bashkimin e PD duhet shpirt”- Berisha i përgjigjet Alibeajt: Nga primaret nuk heqim dorë, çdo deputet i lirë të kandidojë! Me Metën kemi rëndë dakord që…

Oct 7, 2022 | 14:16
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se nga primaret nuk do hiqet dorë teksa theksoi se çdo deputet i Partisë Demokratike, përfshirë grupin e Enkeled Alibeajt, ka të drejtë të propozojë apo të kandidojë në çdo bashki të vendit.

Berisha, gjatë një konference me gazetarët nga Gjirokastra, tregoi se do përfshihen aleatët në primare duke sqaruar se Meta “mendon të mbështesë tek kandidatët tanë dhe do përqendrohet në listën e këshillave”.

Sa garanci ka që grupimi tjetër i PD do të përfshihet në primare?

Çdo deputet ka të drejtë të propozojë, të kandidojë për çdo bashki të vendit, kjo jep përgjigjen më të plotë. Ne nga primaret nuk heqim dorë, është kategorike, është rithemelimi ynë.

Alibeaj tha se ‘Duhet shpirt për bashkimin real të PD, si e komentoni?

Garancia më e madhe për këtë është mundësia e tyre për tu propozuar dhe për të marrë pjesë vetë, për tu testuar me qytetarët dhe anëtarësinë.

Si do përfshihen aleatët në primare?

Është rënë dakord, Meta mendon se do mbështesë tek kandidatët tanë dhe do përqendrohet në listën e këshillave. Me aleatët e tjerë kemi rëndë dakord që pranojnë testimin e primareve dhe kërkojnë testim shtesë, ne s’kemi kundërshtim. Duam të kandidojë njeriu më me reputacion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura