Për 9 vite burri gënjeu se kishte kancer, gruaja: Vodhi vite nga jeta ime

Oct 16, 2018 | 13:37
SHPËRNDAJE

Një grua 31-vjeçare, bashkëshorti i së cilës pretendonte se kishte kancer, është shprehur se ai i “vodhi një pjesë të madhe të jetës”.

Ajo është Lucy Witchard nga Leicester. 31-vjeçarja ka treguar se ish-burri i saj David Carroll, 35 vjeç, i tha asaj se kishte leuçemi kur u takuan në vitin 2006. Por pavarësisht kësaj, ata u martuan në 2011.

5056696-6277351-image-a-26_1539606198372

Ndërkohë në vitin 2015, nëna e saj i dha 2 mijë dollarë për trajtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi ai tha se kanceri ishte në fazën e fundit.

“Në 2015-n ai erdhi tek unë dhe më tha se doktorët i kishin thënë se kishte vetëm 5 apo 10 muaj jetë. Çfarë mund të bëja tjetër, veçse ta ndihmoja. Duke e dikur se kam para për të ndihmuar bashkëshortin e vajzës, që mos të lejoja të ngelte vejushë”, është shprehur nëna e Lucy.

Për BBC-në Lucy është shprehur: “Ai madje i ka kërkuar një kolegu te puna që të më marrë në telefon, duke pretenduar se është doktori i tij”.

Lajmin e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/per-9-vite-burri-genjeu-se-kishte-kancer-gruaja-vodhi-vite-nga-jeta-ime/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura