“Nuk punon për të shpëtuar njerëzit, por gjen kohë të merret me meme”/ Basha: Për 7 vite, Rama nuk mbajti asnjë premtim

Dec 3, 2020 | 20:06
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter, thotë se në 7 vite, kryeministri Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim.

lulzim basha5

Kreu demokrat thotë se nëse paratë e shpenzuara për të fshehur të vërtetën do të shkonin për të ndihmuar shqiptarët, situata do të ishte ndryshe dhe se Shqipëria nuk do të kishte ndihmën më të ulët në rajon.

Postimi i Bashës në Twitter:

Nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar shëndetësine, por gjen kohë të merret me meme. Nuk jep ndihmë financiare për shqiptarët në këto ditë të vështira, por përpiqet tu mbyllë gojën kritikëve.

Nëse gjithë kohën dhe paratë e harxhuara për të fshehur të vërtetën e dështimit me pandeminë dhe krizën, do ti kishte shpenzuar për të ndihmuar shqiptarët, Shqipëria nuk do të ishte sot vendi me ndihmën më të ulët ekonomike, shpenzimet më të ulëta shëndetësore dhe papunësinë më të lartë. Për 7 vite Rama nuk mbajti asnjë premtim. Boll më!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura