Për 10 vjet, 4 mijë nxënës më pak në klasën e parë

Sep 2, 2015 | 15:20
SHPËRNDAJE

Numri i fëmijëve kosovarë që regjistrohen klasën e parë, nga viti në vit po shënon rënie. Sipas mediave vendase, krahasuar me vitin shkollor 2005/06 kur numri i nxënësve që u regjistruan në klasën e parë ishte 32 mijë, në vitin 2015/16 numri i të regjistruarve bie në 28 mijë.

Edhe në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, pranojnë se ka rënie të theksuar të nxënësve që nisin shkollimin fillor. Arsye për këtë, thonë se është rënia e natalitetit dhe migrimi i familjeve nga Kosova.

p-euml-r-10-vjet-4-mij-euml-nx-euml-n-euml-s-m-euml-pak-n-euml-klas-euml-n-e-par-euml_hdKëshilltari i ministrit të arsimit, Azem Guri, thotë se po vërehet kjo rënie e theksuar e numrit të nxënësve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Arsyeja për këtë, sipas Gurit, është tashmë e ditur. Rënia e natalitetit dhe shpërngulja e kosovarëve nga vendi, janë përgjigje për numrin e nxënësve fillestarë nëpër shkolla, që po shënon ulje, thotë ai.

“Rënie e natalitetit, pastaj mund të kemi edhe zhvendosje të popullatës, lëvizje të familjeve që kanë lëvizë nga Kosova në vende të ndryshme. Në këtë periudhë 10 vjeçare, është kjo rënie e theksuar e numrit të nxënësve. Rënia e numrit të nxënësve është duke e përcjellë sistemin arsimor nga viti në vit. Çdo vit ne kemi rënie të numrit të nxënësve”, tha Guri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura