“Për 10 ditë sigurojmë Herceptinën”, deputeti demokrat i përgjigjet Ramës: Kur mund ta zgjidhnit kaq shpejtë pse deri tani e…

Jan 14, 2018 | 13:57
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Rama gjatë festës së FRESSH se do të sigurojë mjekimin me “Herceptinë” brenda 10 ditëve.

Nëpërmjet një postimi nërrjetet sociale ai shkruan se shendetesia jone nuk vuan vetëm nga mungesa e Herceptinës, por nga një varferi Afrikane, me financime publike 22 herë nen mezataren europiane.

Postimi i plotë:

Z.Rama e ndoqa premtimin tuaj te sotem per te siguruar Herceptinen per 10 dite.

Shume mire kjo, por dua tju kujtoj se ju nuk jeni “bamires”, por Kryeministri i vendit, qe punon me strategji e projekte zhvillimi.

Shendetesia jone nuk vuan vetem nga mungesa e Herceptines, por nga nje Varferi Afrikane, me financime publike 22 here nen mezataren europiane.

Dhe ketu duhen politika te qarta financiare e zhvilluese, qe ju kurre nuk i keni artikuluar.

Dhe dicka, kur mund ta zgjidhnit ne 10 dite ceshtjen e Herceptines, pse per 4 vite e toleruat te tille!?

Mësuesja i kërkoi me tumor i kërkoi ndihmë Ramës, deputeti demokrat tregon me se lidhet tragjedia e saj

Deputeti i Partisë Demokratike Triitan Shehu denoncon ashpër politikat e qeverisë “Rama” për shëndetësinë ndërsa e bën atë përgjegjës direkt për varfërimin e tejskajshëm të shqiptarëve.

tritan-shehu

Edhe sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Shehu bën fajtore varfërinë e shëndetësisë si shkak për gjendjen e arsimtares së Rrëshenit e cila foli dje në një takim me Kryeministrin Rama.

 

Po ashtu deputeti demokrat iu kërkon njerëzve të bëjnë kujdes nga importet paralele të Kemiopreparateve e medikamenteve të kushtueshme.

Postimi I plotë:

Z.RAMA, TRAGJEDIA E ARSIMTARES NGA RRESHENI ESHTE E LIDHUR ME VARFERINE ABSOLUTE TE SHENDETESISE.

Nje arsimtare me nje patologji tumorale i ankohet Kryeministrit per mungesen e Herceptines.

Asgje e re dhe e cuditeshme ketu per sistemin tone shendetesor ne nivelet e varferise Afrikane e me spekullimeve shkaterruese.

Nuk mungon vetem Herceptina, por ka nje krize per te gjithe kemiopreparatet e shtrenjta.

Mungon edhe Radioterapia korrekte dhe e pershtatshme per shumicen e pacienteve.

Buxheti i yne nuk mbulon as nevojat e 45% te pacienteve per Kemioterapi, pa folur per ate te personalizuar, qe jemi shume larg.

Sa perqind e pacienteve, qe duhet te trajtohen me Radioterapi, flas per Akselerator Linear se ky perdoret sot, u sigurohet kjo nga publiku?

Shume pak!

Dhe dicka, kujdes nga importet paralele te Kemiopreparateve e medikamenteve te kushtueshme, fatkeqesisht nje praktike e ndeshur kjo gjate qeverisjes suaj Z.Rama!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura