“Për 1 vit siguruam 17 mijë Euro”/ Vdekja misterioze e 22-vjeçares, zbulohet e vërteta, ja çfarë pune bënin çifti i shqiptarëve në Itali

May 12, 2021 | 19:05
SHPËRNDAJE

pjimage-2021-05-04T123058.787

Merr një tjetër kthesë historia e vdekjes së shqiptares Sonila Cani në Torino të Italisë më 21 Mars, ku 22-vjeçarja, nënë e një fëmije, u gjet e vetëvarur në tualetin e banesës.

Ishte bashkëshorti i saj, Kreshnik Cani, personi që e gjeti të pajetë brenda apartamentit të renë. Hetuesit italianë megjithatë nuk e përjashtojnë pistën e vrasjes së saj.

Kreshnik Cani, bashkëshorti i viktimës ka zbuluar në një intervistë për emisionin Uniko, se çfarë pune bënin çifti në Itali, përderisa bashkëshorti pretendon se pas vdekjes së Sonilës vuri re se në shtëpi mungonin 17 mijë Euro. Me çfarë i kishin fituar këto 17 mijë Euro?

Kreshnik Cani rrëfen se ai dhe Sonila kishin zgjedhur mënyrën më të lehtë për të fituar para.

Intervista

Pyetje: Pyetja tjetër që lindi në emisionin e dytë nga njerëzit është kur Sose Nazo dhe Dashnor Nazo (prindërit e Sonila Canit) rrëfenin një javë para intervistës tënde se Kreshniku dhe Sonila mbijetonin në Itali, por doli surprizë një shumë 17 mijë Euro që i kishit në banesë. Me çfarë i keni siguruar 17 mijë Euro?

Kreshnik Cani: Të them të drejtën, është e kotë që t’i sillem anembanë…

Pyetje: Kjo histori do vetëm transparencë.

Kreshnik Cani: Kjo është një diçka që ne kërkonim lekun e thjeshtë.

Pyetje: Çfarë do të thotë kërkonim lekun e thjeshtë?

Kreshnik Cani: Kërkonim lekun e thjeshtë!

Pyetje: Duhet të flasim hapur…

Kreshnik Cani: Kërkonim lekun në mënyrë të thjeshtë. Unë s’mund të flas dot me detaje shumë të mëdha se çfarë pune bëja. Ta quajmë punë.

Pyetje: Kjo është bërë edhe me dëshirën tënde edhe të Sonilës?

Kreshnik Cani: Patjetër!

Pyetje: Prej sa kohësh e bënte këtë punë Sonila? Se në hotel nuk ka punuar pastruese, kjo rezulton.

Kreshnik Cani: Faktikisht ajo puna në hotel është e vërtetë sepse një njeri pa dokumente nuk mund të deklarojë dot që ke punuar. Por unë kam mesazhe dhe fotografi që ka punuar dhe në të zezë.

Pyetje: Në të zezë pastruese?

Kreshnik Cani: Po pastruese, se çfarë pune bënte atje brenda… kam qenë dhe unë atje brenda në hotel kështu që ka punuar. Kam mesazhe ku unë dhe ajo prisnim klientë të hotelit.

Pyetje: Muajt e fundit po punonte punën tjetër apo jo? Me dëshirën e përbashkët të të dyve?

Kreshnik Cani: Po, po. Ishim të dy.

Pyetje: Përse vendosët që Sonila të bënte këtë punë?

Kreshnik Cani: Për të më ndihmuar mua se isha i vetëm. Më jepte një dorë. Duhet të punoja me dikë unë, atë kisha shok, shokun më të mirë në jetë. Kështu që te ajo kisha besim.

Pyetje: Këto lekë për sa kohë i kishit fituar?

Kreshnik Cani: Unë di që ishin për gati 1 vit. Në mos 1 vit, 10 muaj e sigurtë. Që në të vërtetë unë s’e dija që ekzistonin faktikisht në shtëpi. Sepse unë isha një tip që siç bëja lekët ashtu i prishja. Isha i shpenzueshëm, nuk di ta mbaj lekun. Ajo i kishte fshehur vetë.

Pyetje: Punën tjetër kur e ka nisur? Pasi jeni bërë me djalin?

Kreshnik Cani: Po.

Pyetje: E udhëzove ti apo donte vetë? Dhe a ka ndikuar kjo punë në ngjarjen e mëpashme?

Kreshnik Cani: Këtë punë e bënim të përbashkët dhe me dëshirën e të dyve.

Pyetje: Pa dhunë?

Kreshnik Cani: Po s’bëhet fjalë ajo gjë…

Pyetje: E ke trysnuar ti për ta bërë atë punë?

Kreshnik Cani: Jo jo.

Pyetje: Dhe ajo pranoi ta bënte?

Kreshnik Cani: Me mua po.

Pyetje: Fitimet ishin të mëdha?

Kreshnik Cani: Shumë të mëdha dhe shumë kemi shpenzuar.

Pyetje: Po Soses dhe Dashnorit (prindërit e Sonilës) ja kishit treguar të vërtetën?

Kreshnik Cani: Jo.

Pyetje: Kur e kanë marrë vesh?

Kreshnik Cani: Unë nuk e di nëse e dinë akoma të vërtetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura