“Pensionistëve do t’i dërgohet pagesa në shtëpi”- Manastirliu: Privati të marrë masa për punonjësit. Pezullohen konkurset publike

Mar 10, 2020 | 16:57
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se në vijim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, pensionistëve do t’i dërgohet pagesa në shtëpi, gjë e cila, sipas saj, do të bëhet me zero kosto.

Po ashtu Ministrja i bëri thirrje privatit që të marrë masa për parandalimin e përhapjen e virusit tek punonjësit gjatë aktivitetit të punës, ndërsa theksoi se do të pezullohen të gjitha konkurset publike, për punësim personeli apo shkollim.

manastirlu

Posta të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e njerëzve në sportele. Pensionistëve do u dërgohet pensioni në shtëpi me kosto zero.

Privati të marrë masa për parandalimin e përhapjen e virusit tek punonjësit gjatë aktivitetit të punës, kontakti i punonjësve mes tyre dhe me publikun, të shmangen nëse shërbimi mund të ofrohet online.

Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri, nga zona me risk, të komunikojnë online autoritetin përgjegjës Institutin e Shëndetit publik, nëse ata nuk e kanë plotësuar skedën e udhëtarit kur janë kthyer.

Do të pezullohen të gjithë proceset dhe konkurset publike për punësim personeli apo shkollim, të gjithë qytetarët dhe subjekte të respektojnë këto masa që të mos vënë në rrezik shëndetin e tyre dhe të tjerëve.

Ky urdhër do të pasohet edhe nga urdhra të tjerë, që nëse këto veprime nuk do të jenë rezultative, do të kemi më shumë masa për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve”, tha ministrja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura