Pensionistët që vijojnë të punojnë, Rama publikon pyetjen e katërt të Këshillimit Kombëtar, ja për çfarë kërkon opinionin e qytetarëve

Jan 22, 2022 | 12:25
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pyetjen e katërt për të cilën u kërkohet mendim qytetarëve, në nismën e Këshillimit Kombëtar.

Edi Rama Erdogan-Konferenca-marreveshjet-vizita-shqiperi (3)

Rama zbulon se deri më 21 janar, janë 16.544 qytetarë që kanë plotësuar pyetësorin online qysh në 24 orët e para nga publikimi i tij.

Pyetja e katërt për të cilët qytetarëve u kërkonet opinion, lidhet me personat që kanë përfituar statusin e pensinistit por që ende vijojnë të punojnë.

Për këta persona, ka disa që thonë se ata nuk duhet të paguajnë kontribute shoqërore.

POSTIMI I PLOTE

KËSHILLIMI KOMBËTAR / PYETJA 4

Me falenderimin e madh për 16.544 bashkëqytetarët e bashkëqytetaret, kudo ndodhen, që janë përfshirë deri mbrëmë në Këshillimin Kombëtar, duke e plotësuar pyetësorin online qysh në 24 orët e para, ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e këtij kuvendimi popullor për çështje me rëndësi strategjike për Shtëpinë tonë Shqipërinë🇦🇱
Jepni opinionet tuaja duke klikuar këtu👉 https://keshillimikombetar.al/

272213288_475738083921858_8194071819340941593_n

© Panorama.al

Te lidhura