Pensionistët ankohen: S’ka barna me rimbursim

Jul 6, 2015 | 12:49
SHPËRNDAJE

Ulja e çmimit të barnave duket se është reflektuar në mungesën e tyre në tregun farmaceutik. Këtë nuk e pohojnë vetëm pensionistët, por edhe farmacistët në kryeqytet. Më të prekur nga kjo mungesë janë kategoria që përfitojnë barna me rimbursim, kryesisht të sëmurët diabetikë dhe ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, të cilët në rastin më të mirë duhet të ngush- ëllohen me barin alternativ.

ANKESAT

Kanë qenë pensionistët, ata të cilët më herët kanë ngritur shqetësimin, pasi shkojnë në farmaci për të tërhequr ilaçet dhe përfundojnë duke marrë barin alternativ. Sipas kreut të sindikatës së pensionistëve, Hysen Daja, një gjë e tillë nuk ka si të mos dëmtojë shëndetin e të moshuarve. “Kemi pasur ankesa për mungesë të barnave të rimbursueshme, kryesisht insulinës. Kjo dëmton shëndetin e pensionistëve, ndaj është e nevojshme marrja e masave nga Ministria e Shëndetësisë që mungesa të tilla të mos bëhen të tejzgjatura”, bën të ditur Daja për gazetën. Kreu i sindikatës dënon ashpër edhe skandalin e vjedhjes së barnave, me anë të recetave fiktive, duke e konsideruar si një abuzim të madh nga i cili vihet në rrezik shëndeti i pensionistëve.

FARMACISTËT

Në të njëjtën linjë janë edhe farmacistët. Të pyetur nga gazeta, disa prej tyre pohojnë se ka mungesë të ilaçeve të rimbursueshme. Ata e lidhin këtë me uljen e çmimit të barnave, pasi kompanitë që importojnë nuk kanë interes për futjen e këtyre ilaçeve në vendin tonë. Por përveç kësaj, kjo mungesë ka ardhur edhe për shkak të ndryshimit të listës së barnave që jepen me rimbursim. Zëvendë- simi i disa prej tyre, apo prishja e kontratave që mund të ketë ndodhur me disa prej kompanive prodhuese, është reflektuar në tregun farmaceutik shqiptar. Në këto kushte, shprehen farmacistët, ne jemi të detyruar që të japim barin alternativ, i cili pa diskutim do të ketë një kosto ekstra. Ndërkohë, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka mohuar të ketë mungesë të barnave në treg, duke shprehur bindjen se pretendime të tilla nuk qëndrojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura