Pensionet, llogaritjet sipas pagave të para vitit 1994, shembujt

Nov 19, 2015 | 15:18
SHPËRNDAJE

Ligji i ri për sigurimet shoqërore ka ndryshuar edhe formulën me anë të së cilës do të llogaritet shuma e përfitimit mujor për ata që mbushin moshën e daljes në pension. Formula e re, e cila bazohet në kontributet që ka derdhur gjatë gjithë jetës një i punësuar, ka rikthyer në qendër të vëmendjes edhe pagat para vitit 1994.

Pensionet

Sot, për llogaritjen e pensionit, merren për bazë të gjitha pagat që ka pasur një i punësuar. Duke qenë se ligji thekson se në pension dilet pasi të kesh plotësuar 35 vite punë, atëherë pagat e para vitit 1994, ose më saktë pagat gjatë kohës së komunizmit do të shërbejnë si bazë e fortë për përcaktimin e masës së pensionit. Gazeta po boton sot pagat për të gjitha kategoritë e punës para viteve 1994. Në bazë të këtyre pagave, secili mund të llogarisë vetë se sa do të jetë masa e pensionit të tij.

FORMULA

Pensioni, që nga 1 janari i këtij viti, llogaritet si shumë e pensionist social prej 6750 lekësh në muaj, plus shtesën. Shtesa është sa 1% e vlerës së bazës së vlerësueshme për çdo vit. Sa më e madhe paga, aq më i madh pensioni.

KOEFICIENTËT

Për arsye se pensioni do të jetë sa 1 për qind e pagës së çdo viti, pagat e para vitit 1994 marrin një rëndësi të veçantë. Kuptohet që pagat e viteve të komunizmit ishin qesharake. Kjo është arsyeja që qeveritë kanë vendosur indeksimin e tyre. Pra i kanë rritur ato me 8.59 herë, kaq është koeficienti i indeksimit.

Kjo për t’i kthyer ato në nivelet e pagave të vitit 1994. Në tabelën që boton gazeta, janë pagat për secilin profesion, bashkë me pagat sa bëhen në vitin 1994. Por, jo vetëm kaq. Qeveria ka parashikuar që edhe pagat nga viti 1994 e deri në vitin 2014 të rriten. Kjo në mënyrë që 1 për qind e pagës vjetore, që është shuma për llogaritjen e pensionit, të jetë sa më e madhe për të arritur në një pension sa më të lartë. SHEMBULLI Për ta bërë sa më të qartë, po marrim një shembull.

Në rast se një punonjës me shkollë të lartë del sot në pension, atëherë ai ka mbushur 65 vjeç, dhe ka 35 vite punë. Pra ka filluar punë në vitet 1980. Në tabelën e pagave, specialisti me arsim të lartë ka pasur një pagë prej 4110 lekë/muaj para vitit 1994. Duke e shumëzuar me koeficientin 8.59, atëherë paga e tij del 35304 lekë në muaj. Baza e vlerësuar, sipas tabelave të qeverisë për pagën para vitit 1994, do të jetë 52980 lekë në muaj. Kjo është paga e tij për vitet e punës para 1994-s.

Për vitet e punës pas 1994-s, ka sërish indeksim, që nis me koeficientin 8.59 dhe mbaron me koeficientin 1 në vitin 2014. Për lehtësi, marrin një shembull që pas vitit 1994 paga mesatare e të gjitha viteve është 60 mijë lekë. Kuptohet që edhe pagat pas vitit 1994 indeksohen, sipas koeficientëve që gazeta po i boton sërish. Në bazë të këtyre dy pagave, del që baza e vlerësuar në total të jetë 57240 lekë. Formula do të japë këtë rezultat: Pensioni = 6,750 (që është pensioni social) + 35% * 57,240. Pra, pensioni do të jetë 26790 lekë në muaj.

shembulli

pagat 1

pagat 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura