Pensionet, ISSH pakt me 7 vende për vitet e punës. Ja çfarë parashikohet

May 27, 2018 | 17:55
SHPËRNDAJE

ISSH arrin marrëveshjen edhe me Zvicrën për pensionet e emigrantëve. Sipas njoftimit, nga data 22 deri më 25 maj 2018, në ambientet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore u zhvilluan bisedimet e raundit të tretë për finalizimin e Marrëveshjes kuadër, Marrëveshjes Administrative dhe formularëve zbatues në fushën e mbrojtjes shoqërore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane.

pensionet

Marrëveshja, e cila duhet të marrë miratimin e Kuvendit, është firmosur dje nga zv.ministrja e Financave, Dajana Sorensen dhe Stephan Cueni, drejtori i marrëdhënieve ndërkombëtare i Zyrës Federale të Sigurimeve Shoqërore të Zvicrës. Kjo është marrëveshja e tetë që ISSH negocion me vendet ku ka emigrantë shqiptarë. Shtatë vende tashmë e kanë realizuar këtë marrëveshje, si Gjermania, Belgjika, Hungaria, Çekia, Luksemburgu, Maqedonia dhe Turqia.

Pakti me Zvicrën pritet të kalojë shumë shpejt edhe në Kuvend. Ndërkohë që në proces drejt finalizimit janë Austria, Kosova, Rumania dhe Kanadaja. Konkretizimi i këtyre marrëveshjeve u jep mundësinë mijëra qytetarëve shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë në këto vende, që t’iu mundësohet njohja dhe mbrojtja e periudhave kontributive.

“Javë intensive me homologët tanë zviceranë për finalizimin e tekstit të Marrëveshjes Kuadër, Marrëveshjes Administrative dhe formularëve zbatues në fush- ën e mbrojtjes shoqërore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane”, shkruante dje pas marrëveshjes drejtori i ISSHsë, Astrit Hado.

Sipas tij, “Falë kësaj marrëveshjeje do të bëhet e mundur që shtetasve të të dy vendeve t’u njihen periudhat kontributive për efekt të vjetërsisë në punë”. Në fakt, shumë emigrantë në këto vende, edhe pse kishin vite pune në Shqipëri, nuk plotë- sonin kushtet për pension sepse në vendet ku punonin, këto periudha kontributive nuk u njiheshin. Apo edhe e kundërta, vitet e punës në emigracion nuk njiheshin si periudha kontributive në Shqipëri në rast se emigrantët ktheheshin në atdhe.

Marrëveshjet në fjalë bëjnë që vitet e punës dhe kontributet të njehsohen. Pra, s’ka rëndësi nëse ke punuar në Zvicër apo në Shqipëri, të dy vendet i njohin si vjetërsi në punë për efekt pensioni vitet e punës në vendet respektive. Kjo bën që pensioni të dalë i plotë dhe të rritet përfitimi. Sipas ISSH-së, nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të mundësohet njohja dhe mbrojtja e kontributeve të paguara nga shtetasit që kanë qenë subjekt i legjislacioneve respektive në të dy vendet, duke bërë të mundur që kontributet e tyre të mos humbasin, por të merren në konsideratë në llogaritjen e vjetërsisë në punë për efekt të pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe atij familjar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura