Pengmarrja në Kamëz/ RENEA aksion në Shijak, arrestohet 2 persona, në kërkim një tjetër (EMRAT)

Jan 27, 2020 | 17:33
SHPËRNDAJE

Dy persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim ditën e sotme, për pengmarrjen e Jan Prengës në Kamëz, pas një operacioni të RENEA-s në Shijak.

Në pranga kanë rënë Leonard Hajri dhe një grua, identiteti i isë cilës nuk bëhet ende i ditur, ndërkohë në kërkim është shpallur vëllai i tij  Altin Hajri.

Altin-Hajro
Altin Hajri

Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 Janarit në zonën e Kamzës nga të paktën dy persona ende të paidentifikuar, ndërsa nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.

policia
Policia italiane gjatë konferencës për shtyp, pas operacionit të 2015

Kush është Altin Hajri:

Altin Hajri është një emër i njohur për policinë, pasi ka qenë në kërkim  për trafik droge dhe akuzohej se ishte kreu i një grupi trafikantësh, që u godit pas një operacioni ndërkombëtar të Drejtorisë së Antidrogës shqiptare dhe asaj italiane, në tetor të 2015, ku asokohe u vunë në pranga 16 persona në Itali e Shqipëri.

Ky grup, trafikonte mbi 1 ton heroinë në Itali brenda vitit, ndërsa gjatë operacionit u sekuestruan 500 kilogramë drogë, nga të cilat 206 kg heroinë, si dhe 10 milionë euro pasuri.

Teksa hetimet ndaj Altin Hajrit janë pushuar nga autoritetet italiane, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge vijon të jetë vëllai tjetër i tij, Emiljano Hajri.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura