Pengesa e fundit

Apr 20, 2021 | 16:35
SHPËRNDAJE

LUCIANO BOÇI

2017-08-06-08_47_14-Luciano-Boci-Windows-Photo-Viewer-e1557227672882

Të dashur miq,

Edhe katër ditë na ndajnë nga dita e përballjes historike me korrupsionin, paligjshmërinë, papërgjegjshmërinë, krimin e veshur me pushtet, arrogancën, vjedhjen e pasurisë publike, burgosjen e qytetarëve për shkak të varfërisë së çimentuar dhe të pamundësisë së tyre për të paguar faturën e energjisë elektrike, përvetësimin e paligjshëm të të dhënave personale dhe dhunimin e jetës së tyre private për shantazhe të rëndomta politike, të kthyera tashmë prej tetë vitesh në pjesë e kulturës dhe e formës së jetesës së kësaj qeverie.

Ndërsa po e ndjejnë çdo ditë dhe më tepër humbjen e pashmangshme, klika e Rilindjes së famëkeqes byro politike po rreh me të gjitha mënyrat t’i shmanget kësaj përballjeje, duke u përpjekur që këtë 25 prillin ta kthejë nga Dita e Lirisë, e Demokracisë dhe e Llogarisë, në ditë tensionesh, paniku dhe frike, me qëllimin që populli të mos dalë për të ushtruar të drejtën e tij për të zgjedhur e kërkuar llogari.

E ndërsa 25 prilli po afron, i bëj thirrje çdo qytetari të vijojë të mposhtë me forcë, vendosmëri e maturi ndjenjën e frikës dhe panikut artificial që po përpiqet të përhapë diktatura e Rilindjes, e cila po jeton grahmat e fundit, për t’u kthyer aty prej nga doli si mikrob: varrezave të së shkuarës.

Frika nuk qetësohet, as nuk mund ta vësh në gjumë. Frika vetëm mposhtet, siç e keni mposhtur gjithë këto ditë në takimet intensive që kemi patur bashkë. Në të gjitha këto takime kam ndjerë dhe kam prekur të vërtetën e një shprehjeje të urtë, që thotë: “Frika trokiti në portë. Guximi u ngrit dhe shkoi të hapë derën. Kur e hapi, pa që s’kishte njeri”.

Zgjedhjet janë Dita e Lirisë dhe Demokracisë, Shpresës dhe Ardhmërisë së një Shoqërie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura