Pendohet në Polici pronari i 4 farmacive fantazëm: Flas nëse lironi të tjerët

Jun 7, 2015 | 20:52
SHPËRNDAJE

Një 46-vjeçar nga Kukësi me aktivitet në fushën e tregtimit të produkteve farmaceutike dyshohet të ketë qenë ekzekutuesi i skemës mashtruese, që përvetësoi 500 mijë euro nga rimbursimi i ilaçeve në Drejtorinë e Fondit Shëndetë- sor të Tiranës.

 Sipas hetuesve të Prokurorisë, fjala është për shtetasin Hysni Roçi, 46 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, me profesion pronar i një farmacie përballë Spitalit të Fëmijëve.

foto ilustruese

Ky shtetas ka një aktivitet në fushën farmaceutike që nga viti 2004 e në vazhdim dhe mendohet se fshihet pas katër farmacive, që kanë përfituar rreth 56 milionë lekë të rinj nga arka e shtetit falë rimbursimit abuziv nga shtatori i vitit 2014 deri në mars 2015. Prokuroria e Tiranës ka dyshime se Hysni Roçi është personi që ka krijuar në letër katër farmacitë: “Bërzhita”, “Lundra”, “Adelina” dhe “Nutrimed 2012”.

Ato më pas kanë lidhur kontratë për rimbursimin me Drejtorinë Rajonale të Fondit Shëndetësor të Tiranës dhe kanë aplikuar për rimbursim disa herë nga shtatori i vitit 2014 e në vazhdim. Pavarësisht paraqitjes së recetave dhe faturave false nga katër farmaci, sipas hetimeve të Prokurorisë, llogaritë bankare ku janë hedhur paratë e rimbursimit, dyshohet se kanë qenë të gjitha në emër të Hysni Roçit.

“PENDOHET FARMACISTI”

Pas arrestimit të nëntë personave të dyshuar për implikim në skandalin e rimbursimit të ilaçeve, Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje të pandehurit. Mësohet se para hetuesve të Prokurorisë, shtetasi 46-vjeçar Hysni Roçi ka pranuar mashtrimin me ilaçet e rimbursueshme, duke marrë përsipër edhe përgjegjësinë ligjore në lidhje me këtë skemë mashtrimi. Referuar burimeve të Prokurorisë së Tiranës, më- sohet se pronari i farmacive Hysni Roçi ka pohuar se katër personat që kishin vepruar në emër të katër farmacive përfituese të parave, kanë qenë “kukulla”, pasi njeriu i vërtetë pas kësaj historie kishte qenë vetë ai. Sipas Prokurorisë, më- sohet se 46-vjeçari ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me hetimin, por duke kërkuar që personat që kanë paraqitur faturat dhe recetat false të lirohen nga arresti dhe nga përgjegjësia penale.

RIMBURSIMI

Mbi bazën e kontratës së sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, të nënshkruar më parë, katër farmacitë “Bërzhita”, “Lundra”, “Adelina” dhe “Nutrimed 2012” kanë paraqitur një bum faturash e recetash për rimbursim në Drejtorinë e Tiranës.

Ndërkohë që procedura vonon zakonisht deri në dy javë apo një muaj, për rastin e katër farmacive fantazmë, sipas Prokurorisë, drejtori rajonal i Fondit Shëndetë- sor të Tiranës, Pjerin Xhuvani, ka firmosur miratimin e procedurës brenda javës. Firma e Xhuvanit, sipas prokurorisë, ka sjellë edhe kalimin e parave nga arka e shtetit në llogaritë e dhëna nga farmacitë fantazmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura