Pendarovski flet për shqiptarët: ‘Muhabetet’ se ata janë nën 20% në Maqedoninë e Veriut, përralla

Dec 25, 2019 | 12:34
SHPËRNDAJE

Presidenti Stevo Pendarovski ka komentuar zërat e ndryshëm se shqiptarët tanimë mund të jenë nën 20%.pendarovski

Ai në intervistën për Alsat-M tha se këto pohime janë përralla. Sipas tij, të drejtat e çdokujt në këtë shtet nuk duhet të varen nga numri i tyre.

“Shqiptarët edhe të mos jenë 20%, dhe nuk mund të jenë më pak, sepse të gjithë po shpërngulen nga ky vend. Këto janë përralla se shqiptarët tani janë nën 20%. Deklarata ime politike është se nuk duhet shikuar sipas numrave. Ato të drejta i ke dhe mund të flasim vetëm për përmirësimin e gjendjes dhe statusit tim dhe tuajit”, theksoi Pendarovski.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura