Pëllumb Xhufi: Nuk jam komunist, por i majtë. Shqipëria sot është si një kënetë, pa shpresë dhe pa alternativa

May 14, 2018 | 10:11
SHPËRNDAJE

Profesor Pellumb Xhufi nuk perton te sillet si “polic” i historise sa here shikon qe ajo shtremberohet. I ftuar ne KAPITAL  ne Vizion Plus me Aleksander Furxhi, profesori thote se nuk mund te duroje kur hidhet balte mbi historine e Shqiperise.

Ky eshte rasti, sipas tij, kur disa duan me domosdo te thone se ne Shqiperi na paska patur kampe shfarosese si Aushvici.

Per t’i vene “kapak” polemikave, profesor Xhufi thote se kurresesi nuk mund te jete kampi i perkohshem i Tepelenes me I tmerrshem se burgjet si ai i Burrelit.

Nje pjese e ish-te pernjekurve nga regjimi komunist, sipas tij, sot mbajne qendrime antikombetare.xhufi-640x360

I pyetur lidhur me etiketen “komunist” qe i vihet nga te djathtet, Xhufi thote se as ka qene dhe as eshte komunist. Por pohon me gojen plot se eshte i majte, se eshte per nje te majte socialdemokrate dhe jo per komunizem si ai qe njohu Shqiperia dhe Rusia.

“Une e di c’eshte komunizmi, por jo ky yni por i Marksit…udheqesit e Shqiperise dhe vete Enver Hoxha nuk e njihnin teorine marksiste… Mbaj mend qe edhe kur kendohej internacionalja socialiste udheqesit neper tribuna dukej sheshit qe nuk ia dinin fjalet…”, tha ai.

Per Xhufin demokracia ne Shqiperi, sic ishte edhe komunizmi, eshte nje demokraci sui generis, krejt e vecante, krej ndryshe nga te tjerat:

“Elitat politike ne Shqiperi nuk qarkullojne. Ne vendet fqinje ne 3 dekada kane ikur dhjetera president e kryeministra, ketu te ne eshte si kenete, thuajse asgje nuk leviz. Populli eshte i zhgenyer, por nuk ka alternative, nuk ka ke te ndjeke e te besoje”

Lidhur me rishikimet qe i behen figures se heroit kombetar Skenderbeu, profesori shperthen:

“Jane disa delirante, disa narcise qe nuk kane haber nga historia…ka te pakten 30 volume me dokumente qe permbajne leterkembime te tij me mbreterit e princerit e Europes qe tregojne katerciperisht se kush ishte e cfare perfaqsonte Skenderbeu. Si munden disa  njerez sot te mohojne se jemi pasardhes te heroit tone kombetar?”

Profesor Xhufi nuk permend me emer por nuk permbahet per ndonje historian, sot ne pension, qe ka permbysur 100% ato qe ka shkruar ne komunizem per Ballin Kombetar, Legalitetin dhe Luften Nacionalclirimtare, duke i shkruar 100% permbys  ne kohen e pluralizmit politik. “Per mua keta duhen vene perpara pergjegjesise ligjore per shtremberim te qellimshem te historise se popullit tone”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura