Peleshi: Peshkimi do të përjashtohet nga TVSH

Oct 22, 2017 | 12:17
SHPËRNDAJE

Sektori i peshkimit do të lehtësohet nga taksat. Me paketën e re fiskale, qeveria do të përjashtojë anijet e peshkimit nga TVSH-ja. Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, dje në një takim në Durrës me peshkatarët, i informoi për masat e reja që qeveria do të ndërmarrë.

Niko Peleshi
Niko Peleshi

“Ne po punojmë që në paketën fiskale për vitin 2018 të futim përjashtimin nga tatimi i vlerës së shtuar për të gjitha mjetet e bordeve të anijeve. Unë e pashë sot (dje) edhe nga afër dhe, sa më thanë, për një anije, pra investimi për një anije, mjete bordi, rrjeta apo mjete elektro- mekanike etj., që unë nuk i njoh shumë, shkon 20,000 mijë euro në vit. Pra përjashtimi nga TVSH-ja për një anije është i konsiderueshëm, shto pastaj 200 apo 218, në mos gaboj, anije mbi 12 m, dhe në total numri shkon mbi 500 anije në vendin tonë. Është një mbështetje shumë e madhe. Formalizon sektorin, sepse deri dje, duke qenë se kostoja ka qenë e madhe, ne jemi të vetëdijshëm që një pjesë ndiqte rrugë informale. Ndërsa sot, me përjashtimin nga tatimi i vlerës së shtuar, sektori formalizohet dhe, në të njëjtën kohë, mbështetet me një ulje të kostos, që do të jetë e ndjeshme, mesa kuptova edhe sot.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura