Peleshi: Hapim garën për 300 vende pune tek ALUIZNI

May 26, 2016 | 13:50
SHPËRNDAJE

Mbyllje të procesit të legalizimeve në të gjitha zonat informale të vendit deri në fund të 2017-s.

Ky është zotimi që kjo qeveri ka marrë përsipër dhe rruga drejt përmbushjes nuk është vetëm ajo e thjeshtimit të procedurave, por edhe e shtimit të burimeve njerëzore.

Në mbledhjen e djeshme u mor vendimi për hapjen e 300 vendeve të reja të punës në të gjitha drejtoritë e ALUIZNI-t.

Vende të cilat u prezantuan më herët gjatë javës së panairit të punës, ku u mirëpritën aplikime, ndonëse vendimi nuk ishte zyrtarizuar.

Niko Peleshi
Niko Peleshi

Përmes një deklarate të shkurtër për mediat, zv.kryeministri Niko Peleshi e konsideroi këtë hap si pjesë të strategjisë së qeverisë për përshpejtimin e ritmeve të legalizimit. “Vendosëm të shtojmë me 300 punonjës me kontratë tek ALUIZNI. Kjo është pjesë e strategjisë sonë për t’u dhënë një ritëm të lartë legalizimeve në vend.

Legalizimet kanë qenë një prej reformave të para me qëllim formalizimin e ekonomisë, e premtuar dhe e ndërmarrë nga kjo qeveri. Ndërkohë edhe 400 vende pune të hapura pranë zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Ftoj të gjithë profesionistët të bëhen pjesë e garës në këto vende pune”, tha Peleshi.

Po ashtu në mbledhjen e djeshme është konkretizuar edhe nisma për legalizimin falas të banesave për ato familje që janë shpërngulur për shkak të Ujëmbledhësit të Bovillës.

“Për objektet e ndërtuara për familjet e shpërngulura nga ndërtimi i Ujëmbledhësit të Bovillës, kalimi i të drejtës së pronë- sisë mbi objektin dhe truallin realizohet pa pagesë nga ALUIZNI. Këshilli i Ministrave përcakton, me vendim, procedurat dhe afatet që ndiqen nga ALUIZNI për kalimin e të drejtës së pronësisë”, thuhet në projektligj.

Janë rreth 600 familje që përfitojnë këto procedura pa paguar asgjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura